BE heq kufizimet anti-COVID për udhëtarët nga Kosova
Ditën e sotme, Bashkimi Europian ka rënë dakord për heqjen e kufizimeve për të gjithë qytetarët nga Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi që duan të udhëtojnë në vendet anëtare të bllokut.
Kjo do të thotë se qytetarët e këtyre 3 vendeve do të mund të udhëtojnë lirisht në vendet e Bashkimit Evropian për çfarëdolloj arsye si për punë, por edhe për turizëm.
Ky lehtësim i kufizimeve të udhëtimit në këto tri shtete është bërë për shkak të situatës së përmirësuar të pandemisë.
Gjithashtu, rikujtojmë se ndër vendet e tjera me rrezik të ulët nga COVID-19 që mund të hyjnë lirisht në BE janë edhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Megjithatë, qytetarët e këtyre shteteve duhet të respektojnë disa rregulla të caktuara kundër pandemisë. Që një shtet të fitojë statusin e një vendi të sigurt, duhet të regjistrojë në total gjatë 14 ditëve të fundit, 75 raste pozitive me coronavirus për 100.000 banorë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus