Komisioni i Etikës përjashton dy deputetë e Partisë Mundësia: Shehaj 30 ditë dhe Kapri 20 ditë
Komisioni i Etikës në Kuvend ka vendosur të përjashtojë përkohësisht dy deputetë të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, pas incidenteve të regjistruara në seancën plenare të së enjtes së kaluar.
Sipas vendimit, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përjashtuar për 30 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe në komisionet parlamentare, ndërsa deputeti Erald Kapri është përjashtuar për 20 ditë.
Masa disiplinore vjen pas akuzave se dy deputetët penguan zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit gjatë seancës, duke bllokuar vijimin e rendit të ditës. Vendimi është marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga shumica parlamentare.
Ngjarja ka shtuar tensionet politike në Kuvend, ku përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës janë shpeshtuar gjatë seancave të fundit.
Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet në Pallatin Elysee nga Presidenti Macron (VIDEO)
Berisha: Vendi i çdo demokrati është në shesh në protestën qytetare
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat
- 15:02 Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare arkitekti i ekonomisë moderne amerikane, Alan Greenspan
- 14:48 Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian do të vizitojë nesër Pakistanin
- 14:36 Dogji mjetin e tonazhit të rëndë dhe qëlloi në ajër me çifte, arrestohet në gjendje të dehur 36-vjeçari në Vlorë (VIDEO)
- 14:27 Kurimi i fëmijëve jashtë vendit, 32 mijë firma dorëzohen në KQZ: Shteti të mbulojë faturat për sëmundjet e rënda
- 14:26 Peskov: Largimi i Starmer nuk do të rregullojë raportet mes Moskës dhe Londrës
- 14:25 FSHF propozon ndryshime në kampionatet kombëtare, nisin konsultimet me klubet