Wes Streeting tërhiqet nga gara për drejtimin e Laburistëve, mbështet Andy Burnham
Deputeti laburist dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Wes Streeting, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për drejtimin e Labour Party, duke i dhënë mbështetjen e tij Andy Burnham për postin e liderit të partisë.
Në një deklaratë publike, Streeting vlerësoi rolin e Keir Starmer në fitoren historike të laburistëve në zgjedhjet e përgjithshme, duke thënë se ai “udhëhoqi partinë drejt një fitoreje që pak kush e mendonte të mundur”. Ai shtoi se Starmer ka marrë vendimin e duhur duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.
Streeting argumentoi se rezultati i zgjedhjeve të pjesshme në Makerfield tregoi se Laburistët mund të fitojnë sërish nëse arrijnë të ndryshojnë dhe të bashkohen rreth një vizioni të ri. Sipas tij, kjo fitore ishte edhe meritë e Burnham, të cilin e përshkroi si një figurë që përfaqëson një parti më gjithëpërfshirëse dhe më pranë qytetarëve.
Ai tha gjithashtu se, pas bisedimeve me Burnham, është bindur se ka vend për idetë e tij nën drejtimin e kandidatit të ri dhe se Burnham është i përkushtuar për të ndërtuar një parti të bashkuar, të hapur ndaj ideve dhe të aftë për të përballuar sfidat politike të vendit.
Njoftimi vjen në një moment të trazuar për Laburistët, pas dorëheqjes së Starmer dhe nisjes së garës për zgjedhjen e liderit të ri. Burnham konsiderohet aktualisht favoriti kryesor për të marrë drejtimin e partisë dhe, potencialisht, postin e kryeministrit britanik
Protesta, Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë
Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)
Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
- 15:47 A do ndikojë dorëheqja e Starmer? Britanikët: Kjo nuk e ndryshon drejtimin e politikës së Mbretërisë së Bashkuar
- 15:41 Papa Leo: Po ushqehen më shumë konfliktet sesa njerëzit
- 15:40 Reagon kompania ”Riviera Kakome”: Shembja e gardhit dhe shkatërrimi i objekteve, akt dhune ndaj pronës private
- 15:35 Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale
- 15:29 BE dënon thirrjet e Ministrit izraelit, deklaroi se i gjithë Libani duhet djegur
- 15:24 Humb jetën punëtori 26-vjeçar në Prizren, u godit nga vinçi