Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se si subjekt politik është e përfshirë në protestat që po zhvillohen në Shqipëri prej 23 ditësh.
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Enver Dugolli, deklaroi se partia nuk ka asnjë rol organizativ apo politik në këto protesta, duke theksuar se mbështetja për to vjen vetëm në mënyrë individuale nga disa aktivistë apo eksponentë të saj, në formë solidarizimi me kërkesat e qytetarëve.
“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë. Disa aktivistë apo individë solidarizohen me kërkesat e qytetarëve, por nuk bëhet fjalë për rol të subjektit politik”, tha Dugolli.
Ai i bëri thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të mos përfshijë Vetëvendosjen në deklaratat e tij lidhur me protestat, duke shtuar se fokusi duhet të jetë te qytetarët që protestojnë.
“Gjuha e përdorur nga Rama nuk i bën nder. Ai duhet të komunikojë me qytetarët e revoltuar dhe të reflektojë ndaj kërkesave të tyre, jo të merret me Vetëvendosjen”, u shpreh ai.
Sipas Dugollit, protestat në Tiranë dhe qytete të tjera, si dhe pjesëmarrja e mërgatës, janë shprehje e pakënaqësisë qytetare ndaj situatës politike dhe nuk lidhen me organizim nga ndonjë subjekt politik nga Kosova.
Në reagimet e tij të fundit, kryeministri Edi Rama ka përmendur edhe individë apo mbështetës të Vetëvendosjes në kontekstin e protestave, duke i cilësuar disa prej tyre si pjesë e asaj që ai e quajti “çorbë dreqërish”. Megjithatë, ai ka bërë dallim mes tyre dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Rama ka kritikuar pjesëmarrësit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protesta, duke theksuar se ata nuk përfaqësojnë diasporën shqiptare të Shqipërisë.

Specialja: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare
Humb jetën punëtori 26-vjeçar në Prizren, u godit nga vinçi
Aksidenti i rëndë në Gjermani ku humbën jetën dy vajzat nga Kosova, identifikohen viktimat (EMRAT)
- 18:41 Protesta masive në Novi Sad, mijëra qytetarë kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Serbi
- 18:35 Lamine Yamal në histori, hyn në 10 golashënuesit më të rinj të Kupës së Botës
- 18:31 Sot dita e 23-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
- 18:11 BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave
- 17:59 Gjermania për protestat: Një e drejtë e qytetarëve, por janë çështje e brendshme e Shqipërisë (VIDEO)
- 17:58 Australi, kapet sasia rekord prej 2.7 tonë kokainë (VIDEO)