Specialja: Të paraburgosurit mund të vizitojnë Kosovën për arsye humanitare
Kuadri ligjor i Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave që mbahen në paraburgim të kërkojnë vizita në Kosovë për arsye të forta humanitare.
Në një video njoftim të këtij institucioni, që u bë publik të hënën, thuhet se rregullorja për këtë çështje është miratuar nga gjyqtarët në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Rregullat Minimale Standarde të Kombeve të Bashkuara për Trajtimin e të Burgosurve.
“Deri më tani, gjyqtarët e Dhomave të Specializuara kanë autorizuar 14 vizita të tilla në Kosovë për persona të paraburgosur, ndërsa organizimi dhe menaxhimi i tyre është bërë nga vetë gjykata”, thuhet në këtë mesazh, përcjellë KosovaPress.
Vizitat lejohen në raste të veçanta humanitare, si për shembull për të vizituar një familjar të sëmurë rëndë ose për të marrë pjesë në ceremonitë mortore dhe për të kaluar kohë me familjarët pas vdekjes së një të afërmi.
Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi janë realizuar katër vizita të tilla në Kosovë, të autorizuara nga gjyqtarët mbi baza humanitare.
Këto sqarime u dhanë nga Dhomat e Specializuara lidhur me procedurat dhe bazën ligjore që mundësojnë vizitat e përkohshme të të paraburgosurve në Kosovë.
Vetëvendosje i përgjigjet Ramës: Nuk kemi asnjë rol në protestat në Shqipëri
Humb jetën punëtori 26-vjeçar në Prizren, u godit nga vinçi
Aksidenti i rëndë në Gjermani ku humbën jetën dy vajzat nga Kosova, identifikohen viktimat (EMRAT)
- 20:03 Sulm me armë në Kanada, vritet një polic dhe një nga autorët, mbeten të plagosur dy efektivë të tjerë (VIDEO)
- 19:57 Pas 23 ditësh protestë, organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore
- 19:52 Rrëshqitje dherash në aksin Maliq–Gramsh, punohet për pastrimin e rrugës
- 19:36 “Dorëheqje!”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 23-të të protestës
- 19:32 Urdhër arresti evropian për Avramopoulos për Qatargate
- 19:23 Rishfaqen tensionet SHBA-Kinë, Pekini sanksionon 10 kompani ushtarake amerikane