40 të vdekur nga të nxehtit brenda pesë ditësh në Francë

23 Qershor 2026 | 16:30

Boranca përjetoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë – mes 22 dhe 23 qershorit – ndërsa vala e fortë e të nxehtit shkaktoi së paku 40 viktima që nga 18 qershori, tha kryeministri Sebastien Lecornu.

Vala e të nxehtit përfshiu këtë vend që nga java e kaluar, duke çrregulluar jetën e përditshme dhe duke detyruar mbylljen e shkollave dhe anulimin e trenave.

Lecornu mblodhi ministrat për një takim të ri emergjent të martën, për të trajtuar situatën.

Sipas agjencisë meteorologjike Meteo-France, vendi regjistroi natën më të nxehtë ndonjëherë që nga fillimi i matjeve në vitin 1947.

Temperatura mesatare në nivel vendi arriti 21.6°C, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 21.4°C të vendosur në vitin 2019.

Ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari, tha se e kupton dëshirën për t’i ikur të nxehtit, por paralajmëroi kundër notit në zona të paautorizuara ose të rrezikshme.

Sipas ekspertëve të motit, kjo valë e të nxehtit po shkaktohet nga një fenomen atmosferik i quajtur “Omega block”.

Ai ka formë si shkronja greke Omega dhe krijon një masë ajri shumë të nxehtë në mes, ndërsa anash ka ajër më të freskët.

Kjo bën që temperaturat të rriten çdo ditë.

Në Itali, Ministria e Shëndetësisë lëshoi alarmin më të lartë për 15 qytete, ndërsa autoritetet morën masa për të kufizuar punën.

Shërbimi Meteorologjik në Mbretërinë e Bashkuar parashikoi temperatura deri në 37°C në jug të Anglisë të martën – potencialisht një rekord i ri për muajin qershor.

Dhjetëra shkolla njoftuan se do të mbyllen, pasi ndërtesat e vjetra nuk janë të përshtatshme për klasë me më shumë se 30 nxënës.

Temperatura të larta mbizotërojnë edhe në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë edhe Ballkanin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet audio e pretenduar e Trump me gazetarin italian, tregon kërkesën e Melonit për foto

Gazeta italiane Il Foglio ka publikuar një audio të transmetuar më herët nga emisioni “L’Aria che tira” në televizionin La7, ku pretendohet se dëgjohet presidenti...
18:12 | 23/06/2026

Von der Leyen drejt Armenisë në mbështetje të kursit pro-evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë Armenia javën e ardhshme, në një lëvizje që konsiderohet si një shenjë e fortë...
15:27 | 23/06/2026

Përvetësim i fondeve për qëllime personale, ish-kreu i Partisë Kombëtare Skoceze dënohet me 5 vite burg

Ish-kreu ekzekutiv i Partisë Kombëtare Skoceze, Peter Murrell u dënua me pesë vjet burg të martën pasi pranoi përvetësimin e më shumë se 400,000 £ nga fondet...
14:51 | 23/06/2026