Sulmi rus vret tre persona në qytetin ukrainas të Krivyi Rih

23 Qershor 2026 | 17:16

Një sulm me raketa ruse vrau tre persona në qytetin Kryvyi Rih në Ukrainën qendrore, thanë zyrtarët ukrainas të martën duke akuzuar Rusinë se ka goditur një zonë civile me municione thërrmuese. 

Oleksandr Vikul, kreu i këshillit të mbrojtjes së qytetit, tha në një postim në aplikacionin Telegram se 25 persona u plagosën gjithashtu në sulm, i cili u krye nga një raketë balistike që mbante një kokë luftarake me municione thërrmuese.

“Njerëzit që vdiqën ishin 200 metra larg njëri-tjetrit për shkak të kësaj arme barbare”, tha Vikul, duke shtuar se nesër do të shpallet një ditë zie në qytet.

Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili vjen nga Krivyi Rih, reagoi ndaj sulmit duke bërë thirrje për më shumë presion ndërkombëtar mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës dhe për një furnizim më të shpejtë të Ukrainës me pajisje kundërajrore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet audio e pretenduar e Trump me gazetarin italian, tregon kërkesën e Melonit për foto

Gazeta italiane Il Foglio ka publikuar një audio të transmetuar më herët nga emisioni “L’Aria che tira” në televizionin La7, ku pretendohet se dëgjohet presidenti...
18:12 | 23/06/2026

Celine Dion rikthehet pas periudhës së vështirë, projekti i ri ngjall interes global

Këngëtarja kanadeze Celine Dion vazhdon rikthimin e saj të shumëpritur në skenën muzikore me njoftimin e një kënge të re në gjuhën frënge, e cila...
17:54 | 23/06/2026

Qeveria amerikane po përpiqet të parandalojë shitjen e sendeve nga Titaniku në ankand

Një ankand i planifikuar i më shumë se 100 artikujve nga rrënojat e anijes britanike Titanic është përballur me kundërshtime nga qeveria amerikane, sipas dokumenteve...
17:24 | 23/06/2026