Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit, zbulohet skema

23 Qershor 2026 | 18:15

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”. Agjenda e mbledhjes përfshinte një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e futbollit shqiptar, duke nisur nga ndryshimet në rregulloret e garave dhe formatet e kampionateve, deri te projektet infrastrukturore.

Një nga vendimet më të rëndësishme të miratuara ishte ndryshimi i formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”, i cili do të hyjë në fuqi nga sezoni 2026/2027, me synim rritjen e konkurrueshmërisë, ruajtjen e interesit sportiv gjatë gjithë sezonit dhe përmirësimin e përgatitjes së klubeve shqiptare për kompeticionet europiane.

Nga sezoni 2026/2027, kampionati nuk do të zhvillohet më me katër faza të rregullta, 36 javë garë dhe me formatin “Final 4”. Formati i ri parashikon tre faza të rregullta me gjithsej 27 javë.

Pas përfundimit të tyre, skuadrat do të ndahen në dy grupe sipas renditjes përfundimtare, ndërsa pikët e grumbulluara gjatë fazës së rregullt do të përgjysmohen përpara nisjes së fazave play-off dhe play-out.

Gjashtë skuadrat e renditura në krye të tabelës do të kualifikohen në fazën play-off, ku do të luajnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje në një total prej 10 javësh gare. Skuadra e renditur e para në përfundim të kësaj faze do të shpallet kampione e edicionit 2026/2027.

Ndërkohë, katër skuadrat e renditura në fund të tabelës (nga vendi i 7-të deri në të 10-in) do të marrin pjesë në fazën play-out, ku gjithashtu do të zhvillojnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje në një total prej 9 javësh gare. Skuadra e fundit në renditje do të bjerë automatikisht në Kategorinë e Parë, ndërsa dy vendet e para të Kategorisë së Parë ngjiten direkt në “Abissnet Superiore”.

Ekipet e renditura nga vendi i 3-të deri në të 6-in në Kategorinë e Parë do të zhvillojnë play-off-et për ngjitje, sipas skemës 3 vs 6 dhe 4 vs 5. Fituesit përballen në finale, ndërsa skuadra fituese ngjitet në “Abissnet Superiore”. Humbësja e finales do të përballet me skuadrën e parafundit të play-out-it të Superiores për një vend në elitë.

Nga sezoni 2027/2028, “Abissnet Superiore” do të zgjerohet nga 10 në 12 skuadra. Kampionati do të zhvillohet në dy faza të rregullta me gjithsej 22 javë gare.

Pas përfundimit të tyre, skuadrat do të ndahen në dy grupe sipas renditjes, ndërsa pikët do të përgjysmohen përpara fazave play-off dhe play-out. Gjashtë skuadrat e para do të garojnë për titullin në fazën play-off, ndërsa gjashtë të tjerat në play-out.

Dy skuadrat e fundit në play-out do të bien direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa skuadra e renditur e treta nga fundi do të luajë një ndeshje play-off për qëndrimin në kategori ndaj fituesit të fazës play-off të Kategorisë së Parë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026