Skafi pësoi defekt në ujë, Policia Kufitare shpëton turistin në Velipojë

23 Qershor 2026 | 18:57

Policia Kufitare e Shkodrës i ka ardhur në ndihmë këtë të martë pasdite në Velipojë një shtetasi që kishte mbetur në det si pasojë e një defekti në mjetin lundrues dhe rrezikonte të mbytej.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një mjet lundrues që kishte pësuar defekt dhe ndodhej në vështirësi në hapësirën ujore, shërbimet e Policia Kufitare organizuan dhe zhvilluan një operacion për lokalizimin dhe dhënien e ndihmës.

Në operacion u angazhuan mjete lundruese të Policisë Kufitare, si dhe operatorë turistikë të zonës, të cilët kontribuuan në kërkimin e mjetit, pasi fillimisht nuk dihej vendndodhja e tij.

Pas kërkimeve, shërbimet e Policisë Kufitare lokalizuan mjetin lundrues në thellësi të Lumi Buna, rreth 17 milje nga grykëderdhja.

Nga verifikimet rezultoi se mjeti lundrues (skaf tip “Morea”) drejtohej nga shtetasi A. B., 46 vjeç, banues në Prishtinë, i cili kishte mbetur në det si pasojë e një defekti në motor.

Shërbimet e Policisë Kufitare i dhanë ndihmën e nevojshme shtetasit dhe bënë të mundur shoqërimin e sigurt të tij dhe të mjetit lundrues drejt vendstacionimit të mjeteve lundruese në Pulaj, Velipojë.

Policia Kufitare vijon të mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve. Në këtë kuadër, ajo fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan

Pasi vizitoi Parisin, kryeministri i Edi Rama deklaroi se projekti për “Rilindjen e Liceut Francez të Korçës” tashmë është vendosur në tryezën e Presidentit francez...
20:06 | 23/06/2026

GJEDNJ kundër Shqipërisë në tre çështje vetingu: Konstatohen shkelje në rastet Osmani, Elezi dhe Kadana

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka publikuar tre vendime kundër Shqipërisë, duke konstatuar shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut...
20:03 | 23/06/2026