Mungesa e rojave bregdetare vë në pikëpyetje sigurinë në plazhet e Durrësit

23 Qershor 2026 | 19:15

Edhe pse sezoni veror 2026 sapo ka nisur dhe ende nuk ka arritur në kulmin e tij, vetëm në javën që lamë pas tre fëmijë të mitur humbën jetën nga mbytja në Detin Adriatik. Viktima më e fundit ishte një 11-vjeçar, i cili humbi jetën ditën e djeshme në plazhin pas krahëve të mi. Por çfarë është më shqetësuese, mungesa e rojeve në kullat e vrojtimit apo mungesa e përgjegjshmërisë së prindërve për kujdesin ndaj fëmijëve të tyre në plazh? Ja çfarë thonë pushuesit në Durrës për këtë.

“Përderisa janë mbytur fëmijët, s’janë të përgjegjshëm. Roja mund të rrijë aty, por dje ishin plot shezlonet. Duhet prindi t’i ndjekë nga mbrapa. Kështu i kemi ndjekur ne kur kemi qenë të reja. Fëmija dy dallgë do, e treta e mbyt. Janë të papërgjegjshëm”, thotë një pushuese.

“Bregdeti thuajse nuk ka roje fare. Vetëm i shpëton Zoti, se ndryshe këtu nuk kanë vënë dorë fare. Duhet rregull, çdo 200 metra të ketë pika kontrolli, me dylbi siç e ka bota jashtë. Këtu mbytesh. Faji qëndron edhe te prindërit. Unë i shoqëroja, i mbaja me dorë, se dëshirat e fëmijëve janë shumë, por jo t’ua realizosh të gjitha”, shprehet një tjetër.

Sipas operatorëve turistikë, siguria në plazhe duhet të jetë prioritet për të gjitha subjektet që operojnë përgjatë vijës bregdetare, ndërsa nevojitet më shumë ndërgjegjësim dhe kontroll.

“Siguria në plazhe është një detyrim ligjor dhe shumë subjekte e kanë detyrim sigurinë në plazh, por jo të gjithë e respektojnë dhe për pasojë ndodhin tragjedi si ato që kemi parë. Përveç detyrimit ligjor, duhet të ndërgjegjësohen edhe subjektet. Siguria në plazh është baza për të ofruar një turizëm të shëndetshëm. Duhet edhe përgjegjësia e prindërve. Kontrolli i prindërve në rastin e fëmijëve të mitur duhet të jetë diçka e përbashkët. Në plazhet publike ka shumë turistë, ka edhe nga ata që nuk dinë not. Çdo 80 metra duhet të ketë një roje bregdetare që të monitorojë plazhin, në mënyrë që të kemi sa më pak humbje jete dhe incidente”, thotë Blerim Norja, operator turistik.

Të dielën në plazhin e Durrësit humbi jetën një djalë 11-vjeçar, pasi hyri i vetëm në det. Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te nevoja për më shumë masa sigurie, roje bregdetare dhe ndërgjegjësim të prindërve për të shmangur tragjedi të ngjashme gjatë sezonit veror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan

Pasi vizitoi Parisin, kryeministri i Edi Rama deklaroi se projekti për “Rilindjen e Liceut Francez të Korçës” tashmë është vendosur në tryezën e Presidentit francez...
20:06 | 23/06/2026

GJEDNJ kundër Shqipërisë në tre çështje vetingu: Konstatohen shkelje në rastet Osmani, Elezi dhe Kadana

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka publikuar tre vendime kundër Shqipërisë, duke konstatuar shkelje të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut...
20:03 | 23/06/2026