Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

23 Qershor 2026 | 19:17

Perceptimi i biznesit për korrupsionin në Shqipëri ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2012, kur Dhoma Amerikane e Tregtisë nisi të publikojë indeksin e Bizneseve në vend.

Sipas të dhënave të prezantuara në raportin për vitin 2025, 68% e anëtarëve të AmCham e vlerësojnë korrupsionin të lartë ose shumë të lartë, ndërsa vetëm 7% e konsiderojnë atë të ulët ose shumë të ulët. Një e katërta e bizneseve të anketuara mbajnë një qëndrim neutral.

Treguesi i perceptimit të korrupsionit ka rënë në 28.9 pikë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë në 13 vite. Rënia vjen pas një periudhe kur treguesi luhatej kryesisht mes 30 dhe 40 pikëve, duke arritur deri në 39.9 pikë në një nga matjet e fundit.

Të dhënat tregojnë se mbi dy të tretat e komunitetit të biznesit e shohin korrupsionin si një problem serioz, me 42.9% që e vlerësojnë si të lartë dhe 25.6% si shumë të lartë. Në të kundërt, vlerësimet pozitive mbeten modeste.

Rezultati përbën sinjalin më negativ të regjistruar nga anketa e Dhomës Amerikane për këtë tregues dhe tregon se bizneset perceptojnë një përkeqësim të mjedisit ku operojnë, pavarësisht reformave dhe masave të ndërmarra ndër vite për forcimin e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit.

Sondazhi i AmCham konsiderohet një nga matjet më të rëndësishme të perceptimit të investitorëve dhe kompanive që operojnë në Shqipëri, duke shërbyer si një tregues i besimit të sektorit privat ndaj institucioneve dhe funksionimit të tregut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026

Incident verbal në nisje të protestës, tension mes qytetares dhe aktivistit

Një incident verbal ndodhi këtë të martë në nisje të protestës në ditën e 24-tët, kur aktivistë dhe qytetarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbej” në...
19:10 | 23/06/2026

BB: Fëmijët shqiptarë nuk po marrin mundësitë për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë

Një fëmijë që lind sot në Shqipëri ka shumë mundësi të mos e shfrytëzojë plotësisht potencialin e tij. Sipas raportit më të fundit të Bankës...
20:42 | 22/06/2026