Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë.
Në deklaratën publike drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve, ai renditi një sërë kërkesash, duke theksuar se protesta është paqësore dhe mbarëpopullore dhe kërkon:
“1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.
3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.
4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.
5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.
Po ashtu, ai rikujtoi edhe kërkesat e mëparshme, si anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e “Paktit të Maleve” dhe statusit të investitorit strategjik.
Sipas tij, këto përbëjnë “kontratën e re sociale” mes qytetarëve dhe shtetit, ndërsa theksoi se çdo veprim i mëtejshëm do të vendoset pas diskutimeve me qytetarët, duke nënvizuar vijimin e protestës paqësore, demokratike dhe qytetare deri në përmbushjen e kërkesave.
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan
GJEDNJ kundër Shqipërisë në tre çështje vetingu: Konstatohen shkelje në rastet Osmani, Elezi dhe Kadana
- 20:16 Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
- 20:06 Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan
- 20:04 Irani mohon deklaratat e JD Vance për inspektorët ndërkombëtarë në impiantet bërthamore
- 20:03 GJEDNJ kundër Shqipërisë në tre çështje vetingu: Konstatohen shkelje në rastet Osmani, Elezi dhe Kadana
- 19:53 Dita e 24-t e protestave në Tiranë, protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:51 Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë