Incident verbal në nisje të protestës, tension mes qytetares dhe aktivistit

23 Qershor 2026 | 19:10

Një incident verbal ndodhi këtë të martë në nisje të protestës në ditën e 24-tët, kur aktivistë dhe qytetarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për tubimin e radhës.

Situata u tensionua për një moment mes një qytetareje, e cila mbante një fëmijë në krahë, dhe aktivistit Arben Kola, gjatë kohës kur ky i fundit po i drejtohej protestuesve me megafon dhe po jepte thirrje për vijimin e marshimit drejt Kryeministrisë.

Qytetarja ndërhyri duke kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohej protesta duke kritikuar organizatorët e protestës se po ndikonin negativisht në vijimësinë dhe fuqinë e protestës nga dita në ditë. Sipas saj, një pjesë e qytetarëve dhe emigrantëve nuk janë lejuar të shprehen lirshëm, gjë që sipas saj ka krijuar pakënaqësi dhe ka ulur energjinë e protestës.

Qytetarja: “Duhet revoltë o vëlla! A ke revoltë? Apo vetëm megafonin në dorë?”
Arben Kola: “Po mos të kisha revoltë, s’do të kisha dalë këtu në shesh!”
Qytetarja: “S’është revoltë kjo, me paqe!”
Arben Kola: “Si është revolta?”
Qytetarja: “Unë i dal përballë atij! Unë jam e para që vij!”

Në vijim, qytetarja vijoi me akuza ndaj mënyrës së organizimit:

Qytetarja: “Erdhën emigrantët dhe i përzutë!”
Arben Kola: “Kush i përzunë?”
Qytetarja: “I përzutë ju, s’i latë të flisnin! U bë rrëmujë aty! Po bie protesta çdo ditë prej jush! Ne duam të ikim te parlamenti tani, pse na drejtoni te Kryeministria? Kush je ti që më drejton mua?”

Qytetarja: “Ju të ndaloni, thoni mos!”

Arben Kola vazhdoi me thirrjet e tij të zakonshme për dorëheqje dhe për bashkim të protestuesve, ndërsa më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë në Tiranë.

Gjatë marshimit, qytetarja vijoi të shprehte pakënaqësitë e saj, duke ngritur shqetësime për mënyrën e organizimit dhe për drejtimin e protestës. Sipas saj, protestuesit duhet të kishin më shumë hapësirë për të vendosur vetë drejtimin e tubimit dhe për të shprehur lirshëm revoltën e tyre.

Në një deklaratë të mëvonshme para kamerave, ajo u shpreh me tone emocionale.

“Vjen emigranti i revoltuar, del ai tjetri i thotë mos fol? Dua të shpërthej se s’mban më! Si unë ka 1000 të tjerë”, tha ajo.

Debati u shoqërua edhe me qëndrime të tjera nga protestuesit, ku disa mbështesnin vazhdimin e marshimit drejt Kryeministrisë ndërsa zonja kërkonte rrethimin e parlamentit.

Pavarësisht tensionit të momentit, tubimi vijoi normalisht dhe protestuesit u drejtuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku vijuan thirrjet dhe qëndrimi i tyre i zakonshëm kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, paga mesatare 84 mijë lekë

Numri i të punësuarve arriti në 1.17 milionë persona në vitin 2025. Krahasuar me vitin parardhës, numri i tyre ka pësuar një rënie të lehtë...
19:51 | 23/06/2026

Perceptimi i biznesit për korrupsionin arrin nivelin më të lartë historik në Indeksin e AmCham

Perceptimi i biznesit për korrupsionin në Shqipëri ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 2012, kur Dhoma Amerikane e Tregtisë nisi të publikojë...
19:17 | 23/06/2026

BB: Fëmijët shqiptarë nuk po marrin mundësitë për të zhvilluar potencialin e tyre të plotë

Një fëmijë që lind sot në Shqipëri ka shumë mundësi të mos e shfrytëzojë plotësisht potencialin e tij. Sipas raportit më të fundit të Bankës...
20:42 | 22/06/2026