Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

23 Qershor 2026 | 20:16

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se Rama kishte tentuar ta paraqiste si mik në mesazh, por sipas tij, kjo ishte e pamundur, pasi kryeministri, siç u shpreh ai, ka tradhtuar interesat e shqiptarëve.

Ai shtoi se nuk mund të ketë miqësi me kryeministrin, të cilin e akuzoi si përgjegjës për problemet e qytetarëve dhe për situatën aktuale në vend.

“Unë jam Erlis Sina, ai i cili Rama u zgjua sot në mëngjes dhe tentoi të bëhej miku im. Por përgjigjen që ia dhashë aty, po ja jap edhe këtu. Unë s’mund të bëhem miku i Ramës, sepse Rama ka tradhtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndaj Edi Rama unë nuk jam si ti. Ti nuk mund të qash hallet e mia, sepse ti je shkaktari i tyre”, tha ai.

Sina tha se gjatë 24 ditëve të protestave, sipas tij, është tentuar përçarja e protestuesve dhe etiketimi i tyre me akuza të ndryshme.

“24 ditë je munduar të na përçash, të na bësh agjentë iranianë, grekë, serbë. Je munduar të na etiketosh. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Për ne Shqipëria është e para”, u shpreh ai.

Në vijim të fjalës së tij, ai tha se protestuesit janë të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti, duke shtuar se, sipas tij, “është koha për llogaridhënie”.

“Sot ka ardhur dita të largojmë Ramën nga pushteti. Rama u ka thënë shqiptarëve ‘fuck you’. Ne kemi vetëm një përgjigje për të: Rama jepe dorëheqjen”, tha Sina mes të tjerash.

Më herët gjatë mëngjesit, kryeministri Edi Rama i ishte drejtuar publikisht protestuesit, duke theksuar se ai ishte përfshirë në një “vorbull të turmës” dhe se, sipas tij, bindjet e tij po keqpërdoreshin.

Në mesazhin e tij, Rama shkruante se e shihte protestuesin jo si humbës, por si një individ me bindje personale të forta, duke shtuar se ai besonte se protestuesi kishte një shqetësim të brendshëm që po e shtynte të ishte pjesë e protestës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026