Njoftohet data, shqiptarët nga diaspora pritet të vijnë sërish në Tiranë më 4 korrik

23 Qershor 2026 | 20:40

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve qytetarëve kundër qeverisë vijoi edhe sot në ditën e saj të 24-tët në Tiranë.

Gjatë tubimit, një prej protestuesve iu drejtua të pranishmëve duke bërë të ditur se më 4 korrik diaspora shqiptare pritet t’i bashkohet sërosh protestës në shesh.

Sipas tij, kjo pjesëmarrje do të shërbejë si mbështetje për realizimin e kërkesave të parashtruara nga protestuesit.

“Kam një njoftim pasi qëndrestarët dolën me disa pika politike kundër autokratit. Kemi marrë shumë mesazhe nga diaspora dhe më 4 korrik e gjithë diaspora do të vijë këtu në mbështetje tuaj që ato pika të realizohen. Më 4 korrik e gjithë diaspora do të jetë këtu. Ju faleminderit”, u shpreh protestuesi.

Kujtojmë se të shtunën, më 20 qershor, shqiptarë nga diaspora ishin në protestë, ndërsa data 4 korrik është njoftuar sot si dita tjetër e ardhjes së tyre në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026