Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do të mungojë në një konferencë të nivelit të lartë mbi rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
Presidenti i Ukrainës pritej të bashkë-organizonte Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës, e cila fillon në qytetin bregdetar polak të Gdansk të enjten, por delegacioni ukrainas do të udhëhiqet nga kryeministrja, Yulia Svyrydenko.
Konferenca vjetore, e cila në vitet e mëparshme është zhvilluar në Romë, Berlin dhe Londër, synon të bashkojë partnerë dhe biznese që mund të ndihmojnë në rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
Vendimi i Zelenskyy-t për të mos marrë pjesë vjen pas javësh tensionesh me Poloninë për shkak të vendimit të tij muajin e kaluar për të emëruar një njësi ushtarake sipas heronjve të Ushtrisë Kryengritëse Ukrainase, UPA-së.
Formacioni shihet në Ukrainë si një simbol i rezistencës heroike kundër forcave sovjetike në luftën për pavarësinë e Ukrainës. Megjithatë, në Poloni, UPA është famëkeqe për vrasjen e deri në 100,000 polakëve në rajonin e Volhynia midis viteve 1943 dhe 1945, në një përpjekje për t’u siguruar që territori të mos bëhej pjesë e Polonisë së pasluftës.
Vendimi i Zelenskyy-t shkaktoi zemërim në Poloni dhe akuza për mungesë ndjeshmërie historike, duke zbehur shpresat për një përparim pas marrëveshjes së vitit të kaluar për zhvarrimet, në të cilën Ukraina ra dakord për hapat e parë që mund t’u lejonin familjeve polake të varrosnin të afërmit e tyre të masakruar.
Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh
OKB fillon evakuimin e 11,000 marinarëve të bllokuar në Ngushticën e Hormuzit
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
- 09:53 Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve
- 09:47 Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 09:38 Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve
- 09:37 Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së: Do të inspektojmë centralet bërthamore të Iranit sipas marrëveshjes
- 09:32 Kryeministri i Katarit: Do të rifillojmë prodhimin normal të gazit natyror të lëngshëm brenda pak javësh