Putin: NATO po përgatitet për luftë kundër Rusisë, jemi gati t’i përgjigjemi çdo kërcënimi

24 Qershor 2026 | 11:44

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se NATO po përgatitet për një përballje ushtarake me Rusinë, duke akuzuar vendet perëndimore se po rrisin shpenzimet e mbrojtjes duke u bazuar në, sipas tij, “akuza të rreme” për një kërcënim nga Moska.

Duke folur para të diplomuarve të akademive ushtarake në Moskë, Putin u shpreh se Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk po kufizohet vetëm në mbështetjen e Ukrainës, por po diskuton hapur mundësinë e një konflikti me Rusinë.

“Po diskutohet hapur në Perëndim se po përgatiten për luftë kundër nesh dhe po rrisin shpenzimet e tyre ushtarake. Në këtë kontekst, ata po citojnë akuza të rreme për një kërcënim të supozuar ushtarak nga Rusia”, deklaroi presidenti rus.

Putin theksoi se Moska është e gatshme të reagojë ndaj çdo rreziku që mund të paraqitet.

“Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi në mënyrë operative dhe të përshtatshme çdo lloj kërcënimi”, tha ai.

Deklaratat e liderit rus vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon prej më shumë se katër vitesh. Pushtimi rus i Ukrainës, i nisur në shkurt të vitit 2022, ka shtyrë vendet e Bashkimi Evropian dhe NATO të rrisin mbështetjen ushtarake dhe ekonomike për Kievin, ndërsa tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit mbeten të larta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria

Këtë të mërkurë u raportuan të shtëna me armë zjarri pranë Ambasadës Amerikane në Awkar, në verilindje të Bejrutit, ndërsa ushtria libaneze preu rrugën që...
14:00 | 24/06/2026

BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar

Komisioni Evropian zbuloi të mërkurën masa për t’i mundësuar Europolit, agjencisë ligjzbatuese të BE-së, të përgjigjet më shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj krimit ndërkufitar...
13:52 | 24/06/2026

Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit

Bordi i Paqes për Gazën i Presidentit të SHBA-së Donald Trump do të mblidhet në një vendpushim në Qipro më 30 qershor për të “përshtatur...
13:50 | 24/06/2026