Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga rrëmbyesit e saj.
Brenda javës së parë pas zhdukjes së saj më 1 shkurt nga banesa në Catalina Foothills, dy shënime iu dërguan mediave lokale. Në të parin kërkohej një shpërblim prej miliona dollarësh për kthimin e saj, ndërsa i dyti pretendonte se e moshuara kishte vdekur, megjithëse autori i mesazhit theksonte se nuk kishte pasur qëllim ta vriste.
Përmbajtja e shënimit të dytë është bërë publike vetëm ditët e fundit, pasi më herët autoritetet dhe familja kishin kërkuar që detajet të mos publikoheshin për të mos penguar hetimet.
Zhdukja e Guthrie ngriti menjëherë shqetësime serioze. Në vendngjarje u gjet gjak në shkallët e shtëpisë së saj, ndërsa familjarët theksuan se ajo vuante nga probleme shëndetësore dhe ishte zhdukur pa marrë ilaçet e përditshme.
Më 7 shkurt, vajza e saj, prezantuesja e emisionit “Today” në NBC, Savannah Guthrie, iu drejtua publikisht personit që kishte dërguar mesazhet.
“E morëm mesazhin tënd dhe e kuptojmë. Të lutemi tani të na e kthesh nënën tonë, në mënyrë që të festojmë me të. Kjo është e vetmja mënyrë që të kemi paqe”, deklaroi ajo.
Sipas burimeve të zbatimit të ligjit, hetuesit nuk arritën kurrë të verifikonin nëse pretendimi i bërë në shënimin e dytë për vdekjen e Guthrie ishte i vërtetë.
Autoritetet vendosën të mos e bënin publik këtë informacion, pasi kishin frikë se interesi i publikut do të binte dhe do të reduktoheshin informacionet që mund të ndihmonin hetimin. Gjithashtu, detajet e shënimeve konsideroheshin prova të rëndësishme që mund të përdoreshin nëse identifikoheshin të dyshuar.
Pamjet e kamerave të sigurisë nga banesa e saj tregojnë një burrë të maskuar dhe të armatosur duke manipuluar kamerën e derës së përparme në mëngjesin e zhdukjes.
Pavarësisht hetimeve intensive, autoritetet lokale dhe federale nuk kanë ende një të dyshuar kryesor. Hetuesit vijojnë të analizojnë materiale të ndryshme, përfshirë pamje filmike, të dhëna telefonike dhe prova ADN-je.
Departamenti i Sherifit të Qarkut Pima deklaroi se hetimi mbetet aktiv dhe në vazhdim.
Në një apel të ri publik, Savannah Guthrie u kërkoi të gjithë personave që mund të kenë informacion të paraqiten, edhe në mënyrë anonime.
“Ky është një moment për t’ju thënë se kemi nevojë për ndihmën tuaj. Ju lutemi bëni gjënë e duhur, për ne, për familjen tonë dhe për fëmijët tanë. Ne e duam nënën tonë dhe nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari për të”, tha ajo./CNN



SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës
- 18:11 SHBA, Britania dhe aleatët paralajmërojnë: Modelet e reja të AI-së po rrisin rrezikun e sulmeve kibernetike
- 18:02 ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 17:55 Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 17:53 INSTAT: 1,5 milionë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore gjatë 2025-ës
- 17:38 U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim
- 17:36 E hëna dhe e marta ishin ditët më të nxehta për muajin qershor në Spanjë që nga viti 1950