Shqipëria në pesë vite ka regjistruar 133 viktima nga aksidentet në punë

30 Qershor 2021 | 19:51

Aksidentet në punë kanë shënuar një numër të lartë viktimash në pesë vitet e fundit, ku 133 persona kanë humbur jetën.

Nga 2016 deri në maj të 2021 bazuar në të dhënat e marra pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës kanë ndodhur 810 aksidente në punë.

Nga 133 viktima, 26 prej tyre, ose gati 20 % kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në ndërmarrjet shtetërore, ndërsa 107 në ato private.

Numri i fataliteteve nga aksidentet në punë ka ardhur në rritje gjatë dy viteve të fundit, ku në 2019 u shënuan 38 viktima ndërsa në 2020, 29.

Sektorët në të cilët ndodhin më shumë aksidente në vendin tonë janë minierat, ndërtimi, OSHE si dhe aksidentet rrugore pasi bazuar në ligjin “Për sigurinë dhe shëndetin në punë” edhe rastet kur aksidenti ka ndodhur rrugës për në punë, apo gjatë kryerjes së punës janë goditur nga një automjet, vlerësohen si aksidente në punë.

Në 77 % të punëmarrësve të aksidentuar jo me pasojë vdekje, shkaqet lidhen drejtpërdrejt me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Në lidhje me shkelësit, Inspektorati Shtetëror i Punës ka marrë 627 masa administrative me gjobë, në vlerën 136.9 mln lekë të reja. Gati 5 % e tyre i janë vendosur institucioneve shtetërore.

Sipas legjislacionit shqiptar, vetëm naftëtarët dhe minatorët si punëmarrës të sektorëve që paraqesin risk të lartë për sigurinë dhe shëndetin në punë kanë sigurim jete të detyrueshëm, ndërsa për llojet e tjera të aktiviteteve ky lloj sigurimi nuk është i detyrueshëm.

Në rastet kur punëdhënësit nuk njoftojnë Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore për rastet incidenteve apo aksidenteve në punë, ligji parashikon një gjobë në vlerën 100.000 lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026