Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

25 Qershor 2026 | 07:57

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës.

Sipas burimeve policore, i riu është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit, ku po merr trajtim. Mjekët bëjnë me dije se ai ka pësuar plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se autori i plagosjes është daja i 25-vjeçarit, ndërsa rrethanat dhe motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po punon për dokumentimin e saj, si dhe për sqarimin e rolit të personave të përfshirë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në Konferencën e Kryetarëve ka përsëritur kërkesën për zhvillimin e mocionit me debat në lidhje me protestën dhe kërkesat e qytetarëve. Gjatë fjalës së...
10:55 | 25/06/2026

Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet më 25-26 qershor në Gdansk të Polonisë. Në këtë...
10:11 | 25/06/2026

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026