Hyrjet e turistëve u rritën me 15.9% në maj, mbi 1.1 milion turistë të huaj në maj

25 Qershor 2026 | 18:50

Turizmi në Shqipëri vijon të shënojë rritje, me një përshpejtim të ndjeshëm gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, gjatë majit 2026 në vend hynë mbi 1.1 milione shtetas të huaj, ose 15,9% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në total, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj arritën në 1.880.161, me një rritje prej 12,2%, ndërsa daljet u rritën me 8,9%, duke arritur në 1.802.626.

Edhe hyrjet e shtetasve shqiptarë shënuan rritje. Në maj hynë në vend 736.566 shtetas shqiptarë, 6,9% më shumë se në maj 2025, ndërsa daljet e tyre u rritën me 3,5%. Nga ana tjetër, daljet e shtetasve të huaj arritën në 1.066.831, me një rritje vjetore prej 12,9%.

Sipas INSTAT, rreth 98% e shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë muajit maj e bënë këtë për qëllime personale, si pushime, vizita te të afërmit apo transit. Kjo kategori u rrit me 16,4% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, hyrjet për arsye biznesi dhe profesionale shënuan rënie me 5,6%.

Evropa mbetet tregu kryesor i turizmit për Shqipërinë. Rreth 70% e vizitorëve europianë vijnë nga vendet e Evropës Jugore, ndërsa 12% nga Evropa Perëndimore.

Në pesë muajt e parë të vitit, Shqipëria priti rreth 3,71 milionë shtetas të huaj, 8,2% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike

Për të katërtën ditë radhazi, protestuesit e mbledhur para Kryeministrisë kanë ritheksuar kërkesat e tyre drejtuar qeverisë. Këtë herë ishte Sidorela Vatnikaj ajo që lexoi...
20:04 | 25/06/2026

Berisha: PD bën thirrje për çdo shqiptar të mbështesë ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur se PD mbështet plotësisht protestën rinore qytetare dhe kërkesat e saj, duke vlerësuar gjithashtu letrën e nënshkruar...
19:58 | 25/06/2026

Dita e 26-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skëndërbej” drej Kryeministrisë edhe këtë të mërkurë kur regjistrohet dita e 26-të e protestës. Grumbullimi i qytetarëve nisi...
19:50 | 25/06/2026