Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës
Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës kanë mbetur të lënduar nga zjarri që ka përfshirë kulmin e një ndërtese afër Parkut të qytetit në Prishtinë, shkruajnë mediat në Kosovë.
Sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca, Lulëzim Fushticës, tashmë gjendja e zjarrit është në kontroll dhe drejtë shuarjes.
Për gjendjen e qytetarëve dhe të zjarrfikësve, Fushtica tha se ata nuk kanë marrë lëndime të mëdha, duke shtuar se zjarri ka nisur në ora 07:28 në mëngjes, ndërsa zjarri nuk ka arritur të shuhet deri pas pesë orëve.
“Në orët e hershme të mëngjesit ka nisur zjarri. Rastin e kemi pranuar në ora 07:28 në mëngjes. Menjëherë të gjitha ekipet që kanë qenë në detyrë, po edhe ekipe të tjera janë angazhuar. Pra për momentin e kemi këtu, prej fillimit ë brigadën profesionale të zjarrfikësve, policinë e kryeqytetit, ekipet e emergjencës mjekësore, të drejtorisë për siguri dhe emergjenca dhe deri tani, pra sa po flasim, është ora 12:45, që 5 orë jemi këtu dhe për këtë moment është ngjarja e lokalizuar. Kemi të lënduar dy qytetarë të cilët kanë qëlluar në ndërtesë, në banesën e tyre. Njëri prej tyre është fëmijë 5-vjeçar, i cili është në emergjencë. Dhe gjatë intervenimeve janë edhe pesë zjarrfikës të cilët kanë kërkuar ndihmë, mirëpo nuk janë lëndime të them të mëdha, po janë lëndime profesionale gjatë kryerjes së punës së tyre dhe ata të gjithë janë trajtuar nga ekipet e emergjencës që janë në vendin e ngjarjes dhe vazhdojmë ende me punën”, tha ai.
Ai shtoi se është ende herët për të identifikuar shkaktarin e këtij zjarri në këtë ndertesë, teksa tha se banorët e ndërtesës, kulmi i së cilës është përfshirë nga zjarri, por edhe të ndërtesës pranë, janë evakuuar menjëherë pas aktivizimi të flakëve.
Ndërkaq, komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Mala Gashi tha se për momentin gjithçka është në kontroll. Sipas tij, temperaturat e larta kanë ndikuar në zgjatjen e kohës së zjarrit në këtë ndërtesë.
KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë
Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore
- 18:09 Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
- 18:03 Zyrtari amerikan: Dronët iranianë nuk i arritën objektivat e tyre
- 17:58 Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje
- 17:48 Temperaturat e larta, paralajmërimi i ekspertëve: Nxehtësia ekstreme rrit rrezikun për shëndetin mendor
- 17:45 41.5 gradë Celsius, Gjermania regjistron temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave
- 17:42 Matura Shtetërore 2026, më shumë nota 10 dhe më pak ngelës në Matematikë