Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në Beograd nga presidenti Aleksandar Vuçiç dhe partia e tij teksa prej një viti vijojnë protestat në Serbi. Arifi gjatë fjalës së tij u shpreh se ky është një antimiting i të gjitha protestave që janë mbajtur në Serbi.
Ai shtoi se vetë presidenti Vuçiç dhe partia e tij po hyjnë në fushatë zgjedhore, të cilat mund të mbahen në vjeshtë të këtij viti. Ndër të tjera ai theksoi se Vuçiç për disa javë do të japë dorëheqje nga detyra e presidentit.
“Po atëherë, është përfolur shumë mbi ngjarjen. Fillimisht, ka muaj të tërë që presidenti Vuçiç, por vetë Partia Përparimtare Serbe pretendonte, organizonte një tubim të tillë siç është ai i sotmi, i cili realisht fillon nga ora 6 sot përballë Kuvendit Republikan të Serbisë. Derisa nga orët e mëngjesit kanë filluar të vijnë nga qytete të ndryshme të Serbisë, të organizuar nga partia progresiste, përparimtare serbe, nga të gjithë qytetet e Serbisë.
Kjo për mendimin tim është në njëfarë mënyre një kundërmiting le të themi, ose antimiting i të gjitha protestave që janë mbajtur për të gjithë këtë kohë në Serbi, e veçanërisht ajo e muajit të kaluar që ishte në Beograd, njësoj nga studentët apo siç pritet që në zgjedhjet e ardhshme në Serbi, Lëvizja Studentore.
Prandaj edhe angazhimi i vetë krerëve të partisë përparimtare serbe, edhe presidentit Vuçiç, por edhe krerëve lokalë ka qenë tejet i madh, në kuptimin që kanë qenë shumë të angazhuar për të sjellë sa më shumë qytetarë në qendrën e Beogradit, për të treguar në njëfarë mënyre edhe forcën e partisë së tyre.
Derisa për mendimin tim, ajo që është e parë është se Serbia, por dhe vetë presidenti Vuçiç ose partia e tij po hyjnë në fushatë zgjedhore, të cilat mund të mbahen në vjeshtë të këtij viti, ose si edhe ajo tjetra që është shtuar si dilemë në Republikën e Serbisë, ku padyshim që presidenti Vuçiç le të themi disa javë do të japë dorëheqje nga detyra e presidentit të Republikës së Serbisë.
Por është përfolur që i njëjti, në të njëjtën mënyrë, mund të zgjidhet kryeministër i Serbisë deri në fund të mandatit të qeverisë aktuale, meqë i takon edhe me ligj të mandatohet nga Kuvendi i Republikës së Serbisë, dhe Serbia të shkojë në zgjedhje në përfundim të mandatit të qeverisë aktuale, i cili bie të jetë fundi i vitit 2027 ose fillimi i vitit 2028″, tha ai ndër të tjera.
“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale
Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë
- 20:01 LIVE- Dita e 28-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:54 Italia dhe Franca kundërshtojnë planin e BE-së për të ndaluar ish-luftëtarët rusë për hyrjen në bllok
- 19:43 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:33 Tërmeti në Venezuelë, rritet në 1,430 numri i viktimave. Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
- 19:31 Aleksandër Vuçiç njofton dorëheqjen: Do të jem president vetëm për disa javë