“Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi

27 Qershor 2026 | 18:30

Në një lidhje live për Euronews Albania me gazetarin Franko Egro, analisti Valon Arifi komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas tij, zhvillimi i zgjedhjeve brenda 12 muajve të ardhshëm është i pashmangshëm, por siç theksoi dhe ai koha e saktë do të varet nga llogaritjet dhe sondazhet e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Analisti theksoi se, pavarësisht rënies së përkrahjes për partinë e Vuçiç muajt e fundit, shpallja e shpejtë e zgjedhjeve mund ta favorizojë Vuçiçin. Kjo, sipas tij, vjen si pasojë e vonesave në konsolidimin e opozitës dhe lëvizjeve studentore për të nxjerrë figura konkurruese në një listë të përbashkët kundër qeverisë.

“Ajo që është e sigurt është se Serbia, le të themi brenda 12 muajve të ardhshëm, do të jetë në zgjedhje parlamentare. Nëse do të jetë në vjeshtë të këtij viti apo në vitin e ardhshëm, kjo varet nga vetë presidenti Vuçiç, por edhe nga matjet që normalisht ai bën në terren, por edhe sondazhet që i dalin nga aktorë të ndryshëm.

Deri para pak muajve dihet se ka pasur një rënie drastike të përkrahjes së qytetarëve serbë ndaj partisë së tij. Por kam përshtypjen se kërkesat e studentëve për zgjedhje dhe tërheqja e shpejtë e presidentit serb Vuçiç,  i cili pastaj edhe me shpërbërjen e Kuvendit serb do ta çonte Serbinë në zgjedhje, nëse do të ndodhte në vjeshtë të këtij viti, unë ditëve të fundit kam filluar të krijoj përshtypjen se mbase do t’i zërë le të themi të vonuar studentët ose lëvizjet studentore, ende nuk kanë arritur të konsolidojnë emrat ose figura, përveç rektorit të Universitetit të Beogradit, i cili dihet se do të jetë bartës i listës.

 Ata nuk kanë arritur ende të organizojnë listën kundërvënëse të Partisë Përparimtare Serbe, fakt që i jep përparësi partisë në pushtet që të dalë me rezultat të mirë në zgjedhje.

Por përtej kësaj, edhe sot por edhe nesër, pikërisht në ditën e Vidovdanit siç e theksuat, është një tubim protestues ku studentë e qytetarë nga e gjithë Serbia do të shkojnë në qytetin e Kraljevës. Por megjithatë, sido që të jetë, unë mendoj që zgjedhjet e shpejta në Serbi mund t’i konvenojnë presidentit Vuçiç, e që realisht edhe mund të ndodhin për faktin se ai nga sot le të themi nis fushatën parazgjedhore.

Nëse zgjedhjet shpallen në tetor të këtij viti ose nëntor, unë mendoj që për shkak të vonesës në daljen në skenë të figurave kryesore ose figurave konkurruese të listës studentore, presidenti Vuçiç me këtë lëvizje, ku do t’i grumbullojë të gjitha këto partitë e vogla, edhe ato nacionaliste, por edhe si ato partitë e ministrit, mund të dalë prapë përsëri mirë me rezultat në zgjedhje. Kjo, edhe për faj të studentëve, të cilët po vonohen me konsolidimin e organizatës ose lëvizjes së tyre për t’i u kundërvënë në këtë rast, do të thosha, regjimit të presidentit Vuçiç edhe në zgjedhje”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026

Gazetari nga SHBA-ja: Marrëveshja me Iranin, e detyruar. Do të sillte një katastrofë globale

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me memorandumin e...
18:33 | 20/06/2026

Analiza në “Balkan Talks”, gazetari: Erdogani synon të rrisë ndikimin e Turqisë në Lindjen e Mesme

I ftuar në emisionin “Balkan Talks”, gazetari shqiptar me banim në Turqi, Sokol Brahaj, ka analizuar zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe qasjen e presidentit...
18:24 | 20/06/2026