Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme

28 Qershor 2026 | 08:26

Në këtë sezon vere Gjirokastra po përballet më një rritje të ndjeshme të fluksit të turistëve ndërkohë që kapacitetet hoteliere janë të pamjaftueshme për akomodimin e tyre. Prej fillimit të vitit Gjirokastra ka mirëpritur rreth 100 mijë turistë por një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk kanë mundësi të akomodohen në qytetin e gurtë. Turistët kryesisht të huaj përgjatë orëve të ditës vizitojnë qytetin e gurtë ndërsa në mbrëmje për shkak të mungesës së bujtinave dhe hoteleve udhëtojnë për t’u akomomoduar në qytetin e Sarandës.

“Një pjesë e madhe e grupeve duke mos pasur mundësi  akomodimi në Gjirokastër  largohen drejt Sarandës, në qytetin tonë çdo ditë pas orës 11.00 ka një numër shumë të lartë vizitorësh janë pothuajse të mbushura kalldrëmet dhe pikat turistike të Gjirokastrës, të cilat janë të vizitueshme kalaja, muzetë  dhe pastaj në mbrëmje ka një  zbehje të kësaj  sepse janë vetëm ata që akomodohen nëpër hotele”, thotw Maksim Hoxha, kryetar i Dhomës së Tregtisë, Gjirokastër.

Problematikë në këtë periudhë për sektorin e turizmit është edhe zhvlerësimi i kursit të monedhës euro duke sjellë probleme ekonomike për ecurinë e biznesit lokal në Gjirokastër.

“Sektori i turizmit në këtë moment që flasim  po merr një goditje  që nuk flitet por  është nga pjesa e shkëmbimit valutor, turizmi punon me euro  kontratat mbyllen me euro, pagesat bëhen me euro, të gjitha këto në shpenzimet që paguan biznesi i turizmit janë  me lekë  dhe thjesht nga shkëmbimi i  kursit,nga shkëmbimi i valutës ka një humbje rreth 25%-30%”, shprehet ai.

Tashmë turizmi është një prej sektorëve prioritarë të zhvillimit të ekonomisë lokale në Gjirokastër ndërsa qyteti i gurtë është një markë e njohur edhe për turizmin ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026

Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, pas...
10:22 | 28/06/2026