Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota

28 Qershor 2026 | 08:46

Në Gjirokastër po regjistrohen rastet e para të zjarreve të verës në pyje dhe kullota. Vatrat e zjarreve kanë shkaktuar dëme kryesisht në sipërfaqet me bimësi ndërsa në disa raste po rrezikojnë rrethinat e fshatrave. Shërbimi Zjarrfikës ka kaluar në gjendje gatishmëria për të ndërhyrë në kohë dhe evituar dëmet e zjarreve gjatë stinës së nxehtë.

“Nga ana e Shërbimit Zjarrfikës Gjirokastër në të gjitha elementë kryesorë siç është stërvitja e vazhdueshme e efektivëve, logjistika edhe parandalimi janë marrë të gjitha masat, janë bërë të gjitha planet e punës, bashkëpunimet me të gjitha strukturat respektive me njësitë administrative dhe jemi në gatishmëri për të përballuar çdo zjarr dhe problematikë që do të na diktojë koha”, thotë Aurela Çani, përgjegjëse e Sektorit të Parandalimit , PMNZSH Gjirokastër.

Problematikë në këtë periudhë janë zjarrvëniet e qëllimshme, të cilat dëmtojnë sipërfaqet pyjore dhe vendosin në rrezik pasurinë materiale dhe jetën e banorëve. Përfaqësuesit e Shërbimit Zjarrfikës në Gjirokastër shprehen se personat që vendosin zjarre në pyje-kullota do të ndëshkohen nga organet ligjizbatuese.

“Nga statistikat dhe nga rastet në zjarret masive që kemi pasur në pyje-kullota kemi konstatuar shpeshherë që zjarret kanë qenë të qëllimshme, është bërë sensibilizimi tek pjesa e popullatës duke i informuar në vijimësi që nga ana e Shërbimit Zjarrfikës do të vijohet me masa administrative në të gjitha rastet, dhe nuk do të ngelemi vetëm tek masa administrative sepse zjarrvënia e qëllimshme është një vepër penale që shkakton dëme të mëdha”, shprehet ajo.

Përgjatë verës së vitit të kaluar zjarret në zonën e Gjirokastrës shkrumbuan rreth 3 mijë hektarë pyje-kullotë si dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme për fermerët dhe blegtorët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026

Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, pas...
10:22 | 28/06/2026