Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Jalë, në Bashkinë e Himarës, ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti në dhomën e hotelit ku po qëndronte.
Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka rrëshqitur brenda dhomës së hotelit dhe ka goditur kokën me forcë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi mjekësor, i cili i ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka transportuar drejt Spitalit të Himarës.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Himarës, goditja në kokë i ka shkaktuar dëmtime shumë të rënda, përfshirë fraktura në kafkë dhe trauma të rënda cerebrale, që rezultuan fatale.
Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një aksident. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik.
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:02 Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë