Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave të larta, të cilat do të arrijnë maksimumin deri në 40 gradë Celsius, ndërsa të mërkurën pritet që të kemi një tërheqje të kësaj mase të të nxehtit.
Sakaq, Osmani theksoi se në pjesën e dytë të ditës do të kemi edhe prezencën e vranësirave dhe shirave, kryesisht në pjesë të izoluara të vendit.
“Edhe kjo fillimjavë për territorin shqiptar mbetet në ndikimin e valës së të nxehtit që ka përfshirë rajonin e Ballkanit, duke bërë që maksimumet të jenë në 40°C në qarqet e Elbasanit, Beratit, por po ashtu edhe në Shkodër.
Temperatura shumë të larta pritet të jenë edhe në qarkun e Tiranës dhe të Gjirokastrës, duke bërë që maksimumet këtu të jenë mbi 38°C. Vija bregdetare në këtë fillimjave pritet të ketë maksimume të cilat luhaten nga 34 dhe deri në vlerën 37°C. Edhe në zonat malore presim maksimume të cilat do të jetë nga 31 dhe deri në vlerën 34°C. Pra, kjo fillimjavë ka temperatura ekstremisht të larta për vendin tonë.
Pas ditës së mërkurë kemi dhe një tërheqje graduale të kësaj vale të të nxehtit, duke bërë që të kemi dhe rënie graduale të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në pjesën e dytë të javës të zbresin rreth vlerës 34 apo edhe 35°C. Për fat të mirë, pjesa e dytë e javës do të sjelli dhe një rënie të temperaturave në orët e para të mëngjesit, duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore të zbresin në 13-14°C, ndërsa në ultësirën perëndimore të luhaten nga 17 deri në vlerën 22 apo 23°C në vijën bregdetare.
Dita e sotme mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë alternime kthjellimesh, kalime të lehta të vranësirave gjatë orëve të mbrëmjes. Duke filluar nga dita e martë dhe të paktën deri në fundjavë, territori shqiptar gjatë orëve të para të mëngjesit të jetë në dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë shtrirjen e ti, ndërsa për sa i përket orëve të pasdites, herë pas herë kemi zhvillime të vranësirave, duke bërë që të kemi prezente rrebeshet e shiut në shtrirjen lindore, pjesërisht edhe në zonat qendrore.
Prania e këtyre do të bëjë që të kemi dhe lagështirën e lartë në ajër, çka do të bëjë që, edhe pse të kemi këtë rënien e ndjeshme të temperaturave të ajrit nga fillimjava, sërish temperaturat do të ndihen një apo dy gradë më të larta se vlerat normale si pasojë e lagështirës së lartë në ajër.
Në zonat e izoluara të kryeqytetit dhe të Elbasanit,pritet të kemi herë pas here edhe rrebeshe afatshkurtra të shiut, të cilat përgjatë kësaj jave në fakt do të jenë prezente. Prania e këtyre do të bëjë që të kemi dhe lagështirën e lartë në ajër, çka do të bëjë që, edhe pse të kemi këtë rënien e ndjeshme të temperaturave të ajrit nga fillimjava, sërish temperaturat do të ndihen një apo dy gradë më të larta se vlerat normale si pasojë e lagështirës së lartë në ajër.
Në fakt, në territorin shqiptar, të paktën në pjesën e dytë të javës, rrebeshet e shiut do të jenë prezente në zona të izoluara, kryesisht në zonat lindore, në verilindje apo në juglindje të territorit shqiptar. Duke qenë se kemi dhe këtë rënien e menjëhershme dhe graduale të temperaturave të ajrit, do të bëjë që gradualisht të kemi dhe shfaqjen e rrebesheve në formën e breshërit. Për fat të mirë, në territorin shqiptar pritet të jetë vetëm në zona të izoluara dhe nuk ka sinjale që të kemi një rënie drastike të temperaturave të ajrit dhe të mos ketë breshër në ato sasi të cilat ju i përmendët, dhe të jetë disi më normale për sa i përket madhësisë. Por sigurisht që në momentet kur neve kemi prezente rrebeshet në formën e breshërit, në zonat ku ato bien sigurisht që sjellin problematika për sa i përket të mbjellave nëpër ara apo frutikulturës”, u shpreh ai.
Duke u ndalur te vendet e rajonit, meteorologu u shpreh se në fillim të javës do të jenë me temperatura të larta, ndërsa pjesa e dytë e javës do të sjellë rënie të temperaturave.
“Edhe vendet e rajonit në këtë fillimjave janë me temperatura ekstremisht të larta, për sa i përket Republikës së Kosovës, por po ashtu edhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Maksimumet në Kosovë shkojnë në 36°C deri në 37°C, dhe zona të izoluara në jugperëndim të Republikës së Maqedonisë së Veriut i afrohen 38°C.
Për fat të mirë, pjesa e dytë e javës do të sjelli dhe një rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që maksimumet në Kosovë të zbresin rreth vlerës 30°C dhe deri në 31°C presim maksimumet në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh ai.
Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 12:24 Gjykata vendos, lihet në burg autori i vrasjes së vëllait të tij në Kavajë
- 12:24 Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 12:18 “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
- 12:09 Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
- 11:51 U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro
- 11:45 “Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur