Largimi i Koçekut nga grupi parlamentar, Balla: Të dorëzojë mandatin, ja ka dhënë PS
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit se Marjana Koçeku e ka marrë mandatin nga Partia Socialiste, jo nga votat ndaj duhet ta dorëzojë atë.
“Për këtë çështje ua kam sqaruar dhe nuk dua t’i kthehem më komenteve për të ushqyer një telenovelë që nuk më pëlqen. Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur dhe personin në fjalë e ka zgjedhur PS. Të dorëzojë mandatin, nuk është person i votuar drejtpërsëdrejtë”, tha Balla.
I pyetur lidhur me kritikat e publikuara nga Koçeku që sipas saj në grupin e PS nuk lejohej mendimi ndryshe, Balla u përgjigj: “S’kam asnjë koment sepse gjatë gjithë 8 muajve, kam pasur vetëm falënderime nga deputetja për mënyrën si e drejtoj grupin e PS”.
“I proceduar për 8 vepra penale”, Rama publikon të dhëna për një nga organizatorët e protestës
“Tullumbacja plasi në sytë e shqiptarëve”, Balla: Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur
Mbyllet mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, zbardhen diskutimet
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik
- 14:08 Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin
- 13:51 Trump i vendosur: Takimi me Iranin do të zhvillohet në Doha të martën
- 13:50 Machado njofton kthimin e saj në Venezuelë pas tërmetit: Është detyra ime
- 13:40 Rifillojnë fluturimet direkte mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për herë të parë pas nisjes së luftës
- 13:37 Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)