Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

29 Qershor 2026 | 12:24

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të diskutuara u ndal edhe te investimet e huaja që po bëhen në Shqipëri, më konkretisht te projekti në Sazan.

Gjatë intervistës, Hyland vuri në dukje marrëdhëniet e hershme historike mes dy vendeve, ndërsa u ndal specifikisht te projekti i propozuar nga Jared Kushner, duke e cilësuar atë si një mundësi të madhe ekonomike me karakter ndërkombëtar. Sipas tij, ishulli i Sazanit aktualisht ndodhet në një gjendje të degraduar dhe se aty do të derdhen miliarda, të cilat sipas tij do t’i jepnin Shqipërisë një pamje tërësisht të re.

 “SHBA ka një histori të gjatë me Shqipërinë. Po të mos ishte presidenti Willson, shpërbërja e Shqipërisë do të çonte në mos ekzistencën e saj.

Ne kemi pasur një grua në SHBA që donte të bëhej mbretëreshë e Shqipërisë. Mbështetësit amerikanë nuk kanë rreshtur së foluri për Shqipërinë dhe shqiptarët e radhës në administratën amerikane.

Shqipëria duhet të jetë e hapur për investimet. Sa i takon projektit të Kushner-it, ai është një projekt shumëkombësh nga SHBA, Arabia Saudite dhe investitorë që vijnë nga e gjithë bota dhe nga investimet ndërkombëtare. Shqipëria ka shumë ngjyra, si ato që përdor kryeministri juaj.

Askush nuk është më i shqetësuar për mbrojtjen e zonave të mbrojtura sa unë dhe ishulli ku do të investohet është në një farë mënyre i rrënuar dhe investitorët do të derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar, pra kjo është në një farë forme një lloj dhurate për Shqipërinë.

Unë kam vizituar shumë parqe kombëtare të Shqipërisë dhe në këto pika ka hotele, ka resorte dhe mbështes hipotezën që këto investime të jenë të hapura për qytetarët, në mënyrë që ata ta përjetojnë atë investim”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në inaugurimin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e të gjithë atyre që duan të shohin

U inaugurua këtë të hënë Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, kreu i...
14:08 | 29/06/2026

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, plagoset i riu me precedentë penal (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit. Paraprakisht mësohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi Brian...
13:37 | 29/06/2026

Mandati i Olsian Çelës mbaron në dhjetor, KLP hap garën për Prokurorin e ri të Përgjithshëm

Ditën e martë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë hap garën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm. Mandati i kryeprokurorit Olsian Çela përfundon në...
13:28 | 29/06/2026