Ceremonia e pranimit të komandës në Camp Bondsteel, Haxhiu: Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj SHBA

29 Qershor 2026 | 16:05

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë  në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në Camp Bondsteel, ku COL Kurt A. Rorvik mori detyrën e komandantit të Area Support Group Balkans.

Ajo i ka uruar suksese në detyrën e re COL Rorvik, me besimin se bashkëpunimi ndërmjet komandës së Camp Bondsteel dhe institucioneve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë të forcohet, në shërbim të sigurisë së vendit, stabilitetit rajonal dhe të mirës së qytetarëve tanë.

“Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, ka theksuar Haxhiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Millan Radoiçiç, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të...
08:42 | 30/06/2026

Kosova emëron gruan e parë atashe të Mbrojtjes në Shqipëri, Fatbardha Osaj merr detyrën në Tiranë

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka njoftuar se nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj, ka marrë zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës...
19:32 | 29/06/2026

U arrestuan për provokimet gjatë Vidovdanit, shtyhet më 1 korrik seanca ndaj 36 serbëve

36 serbët që u paraqitën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklaruar të pafajshëm, por një vendim për ta është shtyrë për 1 korrik, në...
17:45 | 29/06/2026