Si nisi konflikti në Velipojë që la pas katër viktima dhe dy të plagosur
Teksa ditët kalojnë të tjera detaje janë publikuar për ngjarjen e Velipojës, ku humbën jetën Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myzerim Zeneli dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Në dosjen e prokurorisë, të siguruar nga Euronews Albania shpjegohet me detaje si ka nisur dhe përfunduar ngjarja, provat që janë gjetur në vendngjarje dhe dëshmitë e disa prej personave të arrestuar.
Konkretisht në dosje thuhet se njoftimi në sallën operative është dhënë fillimisht në orën 00:35 të datës 27 qershor, ndërsa sipas të dhënave ditën në fjalë disa orë më parë, Hasan dhe Kujtim Ferracaku janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj lidhur me ndarjen e shezlongëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar.
Mes tyre është edhe dëshmia e të miturit Elmeid Dyli, 17-vjeçarit që mbeti i plagosur për të cilin gjykata caktoi në Spitalin e Traumës masën e sigurisë “arrest me burg”.
I mituri ka shpjeguar se ai punonte si kamarier tek lokali i gjyshit të tij, Kujtimit. Ai është shprehur se ka qenë duke pirë kafe me stafin e hotel “Fantazia” kur ka dëgjuar debate në hotelin tjetër.
Pasi është afruar 17-vjeçari ka parë palët e përshira në konflikt dhe nga përdorimi i armëve ka mbetur dhe ai i plagosur.
Për ngjarjen në kërkim janë ende tre djemtë e Hasan Verracakut: Astrit, Abedin dhe Shyqyri Verracaku. Sipas prokurorisë, në ngjarjen tragjike janë përdorur të paktën katër armë zjarri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq