Botërori vazhdon edhe sot me tre përballje interesante, ekipet që luajnë

30 Qershor 2026 | 08:30

Faza e 1/16 së finales në Kupën e Botës 2026 vazhdon edhe sot me tre përballje interesante, nga të cilat do të dalin edhe tre skuadrat e radhës që do të sigurojnë kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Ndeshja e parë e ditës zhvillohet mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë, që nis nga ora 19:00 ndërsa më pas vëmendja do të jetë te sfida mes Francës dhe Suedisë, ndeshje që zhvillohet nga ora 23:00 e ku francezët konsiderohen një nga favoritët për triumfin në turne. Programi i ditës mbyllet me përballjen mes Meksikës dhe Ekuadorit, që zhvillohet në oran 03:00 të mëngjesit të së mërkurës, një duel që pritet të jetë mjaft i luftuar për një vend në fazën tjetër.

Fituesit e këtyre tri ndeshjeve do t’u bashkohen Brazilit, Paraguait, Marokut dhe Kanadasë, të cilët siguruan kualifikimin pas ndeshjeve të zhvilluara në dy ditët e fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës

Tifozët marokenë u përleshën me policinë në Hagë dhe festuan në Kazablanka pasi Maroku e detyroi Holandën të eliminohej para kohe nga Kupa e Botës,...
10:23 | 30/06/2026

Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë

Paraguai ka shpallur të martën festë kombëtare për të kremtuar fitoren historike ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës, sukses që i siguroi kombëtares kualifikimin në...
10:18 | 30/06/2026

Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti dhe siguron një vend në 16 më të mirat

Pasi përfundoi në krye të Grupit E me 6 pikë, Gjermania, që synonte të fitonte përsëri kupën pas një ndërprerjeje 12-vjeçare, u përball me Paraguain,...
08:04 | 30/06/2026