Goditet grupi kriminal që shpërndante drogë pranë shkollave, 14 të arrestuar (VIDEO)

30 Qershor 2026 | 13:58

Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni policor ë koduar “Segmenti”, me qëllim goditjen e një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar masat e sigurisë “arrest në burg” për 14 shtetas dhe “arrest në shtëpi” për 1 shtetase, të dyshuar si pjesëtarë të këtij grupi. Po ashtu, janë shpallur në kërkim 5 persona të tjerë, për të cilët vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në kuadër të veprimeve hetimore dhe kontrolleve të ushtruara, policia ka arrestuar edhe një shtetas të kapur në flagrancë me armë zjarri pistoletë me municion, si dhe janë zbuluar ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të palejuara të fatit.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 220 gramë lëndë e dyshuar kokainë, qindra doza cannabis sativa të përgatitura për shitje, një armë zjarri pistoletë, dy tavolina pokeri, fisha dhe çipsa për lojëra fati, si dhe 2 300 000 lekë të rinj, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Sipas Policisë së Tiranës, nga hetimet e deritanishme është dokumentuar se anëtarët e grupit vepronin në bashkëpunim, duke shpërndarë lëndë narkotike në disa zona të qytetit, me fokus të veçantë pranë institucioneve arsimore.

Operacioni “Segmenti” vjen si rezultat i një hetimi të gjatë, gjatë të cilit në faza të mëparshme janë realizuar operacione të tjera policore, me arrestimin e 7 shtetasve dhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë shënuar disa incidente dhe përplasje...
16:43 | 30/06/2026

Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një furgoni të linjës Berat–Tiranë. Sipas...
16:35 | 30/06/2026

SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe shtatë personave të tjerë,...
16:32 | 30/06/2026