Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 1 i vdekur dhe 12 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës

30 Qershor 2026 | 15:59

Këto janë pamjet e siguruara nga Euronews, të furgonit të linjës Tiranë-Berat dhe anasjelltas që u aksidentua këtë të martë në autostradën Tiranë–Durrës, ku si pasojë humbi jetën shoferi, ndërsa 12 pasagjerë mbetën të plagosur.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë ku bëhet me dije se 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore përfshirë dhe një fëmijë.

Rrethanat e aksidentit nuk janë sqaruar ende plotësisht, por dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke bërë që furgoni të përplaset dhe të përfundojë jashtë rrugës.

Në momentin e aksidentit në furgon ishin rreth 18 persona ndërsa fillimisht u raportua për dy viktima por policia sqaron se fëmija i plagosur është rikthyer në jetë në një spital privat ku e kishin çuar pa shenja jete.

“Një fëmijë, i cili mbërriti në spitalin privat pa shenja jete dhe fillimisht u raportua si viktimë, u rikthye në jetë nga ekipi mjekësor përmes procedurave të reanimimit. Më pas, fëmija është transportuar në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet nën kujdes intensiv mjekësor”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati i Popullit nis hetim për ndërhyrjen e Policisë në protestën para Parlamentit

Avokati i Popullit ka reaguar këtë të martë lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar përpara Parlamentit, duke shprehur shqetësim të...
18:30 | 30/06/2026

Dëshmia e të mbijetuarës amerikane nga aksidenti tragjik në autostradë: Brenda pak sekondash u gjendëm të përmbysur

Një shtetase amerikane, e cila i mbijetoi aksidentit tragjik të ndodhur këtë të martë në autostradë, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur...
18:23 | 30/06/2026

“Fëmija u rikthye në jetë”, policia saktëson të dhënat për aksidentin e furgonit: Viktimë mbeti vetëm shoferi, 7 të plagosur rëndë

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë të përditësuar për mediat, duke saktësuar të dhënat lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë të...
18:08 | 30/06/2026