Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, SPAK kërkon dënimin me 28 vite burg
Ish-boksieri Ilir Selmani është paraqitur këtë të mërkurë nën masa të rrepta sigurie në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), ku ishte parashikuar të zhvillohej seanca për rigjykimin e çështjes së tij. Megjithatë, seanca u shty për një datë tjetër.
Në seancë, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar Selmanin me 28 vite burg.
Aktualisht, Ilir Selmani ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi i kanë përfunduar afatet ligjore të paraburgimit. Më herët, Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit të Apelit dhe e ktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Ilir Selmani është shpallur fajtor nga Shkalla e Parë si pjesë e të ashtuquajturit “Klani Duka”, grup që sipas akuzës organizoi dhe ekzekutoi ish-policin Santiago Malko në gusht të vitit 2019 në Tiranë. Malko konsiderohej krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej vitit 2022.
Të hënën në mbrëmje, pranë banesës së tij, e cila ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, i konsideruar si një person me lidhje të ngushta me grupin e Ervis Martinajt. Ky zhvillim ka bërë që hetuesit të dyshojnë se mund të ishte planifikuar një atentat për hakmarrje.
Seanca në Apelin e GJKKO-së u shty pasi avokatët e Ilir Selmanit nuk i kishin përgatitur konkluzionet përfundimtare. Ndërkohë, gjykata pranoi kërkesën e tij për ndryshimin e vendbanimit, për shkak të kushteve jo të mira në banesën ku po qëndron aktualisht nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë
Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?
Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe
- 12:07 Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë
- 12:00 Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë
- 11:54 Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
- 11:50 3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani
- 11:47 Sipas marrëveshjes tregtare, BE heq tarifat për mallrat industriale amerikane
- 11:39 Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?