Investimet dhe integrimi europian, Rama takon kryeministrin e Landit Nordrhein-Westfalen
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Kryeministrin e Landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.
Në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Nordrhein-Westfalen, një prej rajoneve më të fuqishme ekonomike dhe industriale të Gjermanisë.
Diskutimet u përqendruan në zgjerimin e investimeve, zhvillimin e teknologjisë digjitale, arsimin profesional, si edhe mbështetjen për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Vizita e Kryeministrit Rama në Landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë përfshin gjithashtu pjesëmarrjen në Ruhr Summit, një nga ngjarjet më të rëndësishme në Europë kushtuar inovacionit, sipërmarrjes dhe teknologjisë.
Në kuadër të samitit, Kryeministri Rama do të mbajë një fjalim në panelin kryesor me temë “IA, Fuqia dhe Progresi: Rishikimi i Lidershipit për një Epokë të Re”, ku do të trajtojë ndikimin e inteligjencës artificiale në transformimin e shoqërisë, ekonomisë dhe qeverisjes.
Më pas, ai do të marrë pjesë në diskutimin me temë “IA mes Inovacionit, Rregullimit dhe Përgjegjësisë”, së bashku me përfaqësues të njohur të sektorit të teknologjisë, biznesit dhe konsulencës ndërkombëtare, duke ndarë vizionin e Shqipërisë për zhvillimin e teknologjive të reja dhe rolin e tyre në nxitjen e inovacionit dhe rritjes ekonomike.
Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?
“Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
“Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar
- 12:07 Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë
- 12:00 Rusia mbyll pikat kufitare hekurudhore me Finlandën, Estoninë dhe Letoninë
- 11:54 Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
- 11:50 3 të vdekur nga zjarri që përfshiu një apartament në Gjermani
- 11:47 Sipas marrëveshjes tregtare, BE heq tarifat për mallrat industriale amerikane
- 11:39 Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?