U aksidentua për vdekje në Pogradec, policia: 32-vjeçari po arratisej me makinën që kishte vjedhur

1 Korrik 2026 | 10:27

Amarildo Islamaj, 32-vjeçari nga Vlora i cili ditën e djeshme humbi jetën për shkak të një aksidenti automobilistik në afërsi të fshatit Pojskë në Pogradec, duket se makinën me të cilën u aksidentua e kishte vjedhur pak minuta më parë.

Sipas policisë, 32-vjeçari kishte shkuar në fshatin Leshnicë, aty ku vodhi mjetin dhe më pas hoqi targat shqiptare dhe vendosi targa polake.

Pavarësisht se nuk ka qenë në ndjekje nga policia, 32-vjeçari ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë për t’u larguar sa më parë nga Pogradeci, ku në një moment humbi kontrollin e mjetit dhe u aksidentua për vdekje.

Policia ka mundur ta mësojë këtë për shkak të denoncimit të pronarit të mjetit, por edhe për shkak të deklaratës që ka dhënë një tjetër person që shoqëronte Amarildon, i cili gjithashtu mbeti i plagosur në aksident.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë

Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar radhë dhe pritje të gjata...
12:07 | 01/07/2026

Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur...
11:39 | 01/07/2026

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar me lëvizjet në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si edhe në Akademinë e...
11:28 | 01/07/2026