Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Kosovë, bastisen disa objekte, dyshime për pastrim parash

1 Korrik 2026 | 10:40

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë, në kuadër të të cilit janë bastisur disa lokacione.  

Sipas raportimeve të deritanishme, dyshohet për shmangie të tatimit, përdorim të kompanive fiktive dhe për larje parash.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka konfirmuar lajmin, por pa dhënë detaje shtesë.

Mund të konfirmojmë operacionin policor. Për më shumë detaje, do t’ju njoftojmë përmes një komunikate të përbashkët me Policinë e Kosovës”, ka thënë ajo për KosovaPress.

Një nga bastisjet besohet të ketë ndodhur edhe në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, ku ekipi i KosovaPress ka filmuar pjesëtarë të Njësisë Speciale. Porse, nga Policia e Kosovës nuk kanë konfirmuar lidhshmërinë e këtyre bastisjeve me prezencën e Njësisë Speciale në “Rrustem Staatovci”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Batllavës, ku është gjetur pa shenja jete një 25-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur pasi...
13:44 | 01/07/2026

Gjykata vendos dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit gjatë Vidovdanit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e dëbimit dhe ndalimin e hyrjes në Kosovë për tre vjet, si dhe gjoba për personat e ndaluar...
12:40 | 01/07/2026

​Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në kuadër të konferencës...
10:56 | 01/07/2026