​Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030

1 Korrik 2026 | 10:56

Ministri në detyrë Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, në kuadër të konferencës RIGES 2026, duke theksuar se ky organizim përfaqëson projektin më të madh zhvillimor në historinë e sportit të vendit.

Sipas Gashanit, Lojërat Mesdhetare 2030 nuk do të jenë vetëm një ngjarje sportive, por një katalizator për investime strategjike, ndërtimin e infrastrukturës moderne, fuqizimin e të rinjve, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e diplomacisë sportive.

Ai theksoi se organizimi i kësaj ngjarjeje do ta vendosë Kosovën në hartën e organizatorëve të ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe do të dëshmojë se vendi është i gatshëm të organizojë evente sipas standardeve më të larta.

“Mesazhi ynë është i qartë: Kosova është e hapur për partneritete, për ekspertizë, për inovacion dhe për bashkëpunim ndërkombëtar. Suksesi i Lojërave Mesdhetare do të ndërtohet mbi besimin, miqësinë dhe bashkëpunimin me partnerët tanë”, ka deklaruar Gashani.

Ministri në detyrë ka shtuar se rrugëtimi drejt vitit 2030 tashmë ka nisur, duke e cilësuar këtë si fillimin e një epoke të re për sportin kosovar, rininë dhe imazhin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Lojërat Mesdhetare 2030 kanë filluar. Tani është koha të ndërtojmë së bashku trashëgiminë që do t’u mbetet brezave”, ka përfunduar ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U raportua i zhdukur pasi u zhyt në Liqenin e Batllavës, gjendet i vdekur 25-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Batllavës, ku është gjetur pa shenja jete një 25-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur pasi...
13:44 | 01/07/2026

Gjykata vendos dëbim, ndalim hyrjeje në Kosovë dhe gjoba për të ndaluarit gjatë Vidovdanit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e dëbimit dhe ndalimin e hyrjes në Kosovë për tre vjet, si dhe gjoba për personat e ndaluar...
12:40 | 01/07/2026

Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Kosovë, bastisen disa objekte, dyshime për pastrim parash

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës po zhvillojnë një aksion të gjerë, në kuadër të të cilit janë bastisur disa lokacione.   Sipas raportimeve...
10:40 | 01/07/2026