Melania Trump zbulon sa fitoi nga dokumentari i saj në Amazon
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka deklaruar se ka përfituar 10.7 milionë dollarë nga marrëveshja me Amazon për dokumentarin e saj të titulluar “Melania”, sipas dokumenteve vjetore të deklarimit financiar të presidentit Donald Trump, të publikuara të martën.
Në seksionin e deklarimit që përfshin të ardhurat e bashkëshortes së presidentit, Melania raportoi gjithashtu 6 milionë dollarë të ardhura nga NFT-të dhe koleksionet digjitale, si dhe 521 mijë dollarë nga shitja e kujtimeve të saj në libër.
Sipas raportimeve, Amazon i pagoi kompanisë së produksionit të Melania Trump rreth 28 milionë dollarë si pjesë e një marrëveshjeje të përgjithshme licencimi prej 40 milionë dollarësh për dokumentarin kushtuar jetës së saj. Shuma prej 10.7 milionë dollarësh e deklaruar në dokumentet federale përfaqëson të ardhurat personale të Melanias nga kjo marrëveshje.
Dokumentari “Melania” u publikua më 30 janar në Amazon dhe ka tërhequr vëmendje të madhe për fitimet e konsiderueshme që i ka sjellë Zonjës së Parë, pavarësisht debateve mbi performancën e tij komerciale.
“PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme
Aleatët e NATO-s heshtin për demokracinë në Turqi, siguria mbizotëron ndaj kritikave për Erdoganin
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia triumfon ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme
- 20:03 1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
- 19:54 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:35 PROFIL/ Kush janë dy kandidatet e propozuara për Këshillin Kombëtar i PD