Berisha: Ky është Këshilli Kombëtar më cilësor i PD, mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re

1 Korrik 2026 | 19:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Këshilli i ri Kombëtar i PD është “më i fuqishmi dhe më cilësori” në historinë e forcës politike, ndërsa shprehu mbështetjen për atë që e cilësoi si lëvizjen e gjeneratës së re kundër qeverisë.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se organi drejtues i demokratëve merr përsipër “misionin historik” për rikthimin e votës së lirë dhe rotacionin politik në vend.

Ai u ndal edhe te protestat e të rinjve, duke i cilësuar ato si një “lëvizje liberatore” dhe vlerësoi rolin e gjeneratës së re në disa prej zhvillimeve që, sipas tij, kanë shënuar dy dekadat e fundit.

Berisha përmendi protestat kundër asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri, duke thënë se ato u udhëhoqën kryesisht nga gjimnazistë dhe studentë, të cilët, sipas tij, detyruan qeverinë të tërhiqej nga vendimi.

Në fjalën e tij ai iu referua edhe protestave pas vrasjes së Klodian Rashës, duke deklaruar se reagimi i të rinjve solli shkarkimin e ministrit të Brendshëm të asaj kohe.

Sipas kreut të PD-së, lëvizja aktuale e të rinjve nuk do të ndalet pa arritur, siç u shpreh ai, “përmbysjen e kësaj qeverie”. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor propagandë, rrjete sociale dhe faqe të rreme për të penguar këtë lëvizje, por shtoi se përpjekjet e tij “janë të pashpresa”.

Ai e mbylli mesazhin duke theksuar se gjenerata e re, sipas tij, “nuk di të tërhiqet” dhe se do të vazhdojë betejën e saj deri në arritjen e objektivave politike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“E morën vesh para 3 minutash që do ishin kandidatë”, Kthupi: PD, pronë private e Berishës

Avokati dhe analisti, Rezart Kthupi i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me zgjedhjen e Kryesisë...
21:41 | 01/07/2026

PROFIL/ Kush janë dy kandidatet e propozuara për Këshillin Kombëtar i PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka propozuar dy emra të rinj për t’iu bashkuar Këshillit Kombëtar të PD-së gjatë mbledhjes që po zhvillohet këtë...
19:35 | 01/07/2026

Zbardhet lista e propozuar nga Berisha, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë së PD

Është zbardhur lista e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike, të cilët do t’i nënshtrohen votimit në Kwshillin Kombwtar të forcës...
19:22 | 01/07/2026