Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)

2 Korrik 2026 | 09:32

Paralajmërimi i një dite më parë është konkretizuar këtë të enjte. Paralelisht me nisjen e seancës plenare në Kuvend, jashtë ambienteve të parlamentit ka rinisur protesta qytetare, duke ndjekur të njëjtin skenar si dita e martë.

Për të garantuar hyrjen e sigurt të deputetëve në sallë dhe për të shmangur çdo konfrontim fizik me pjesëmarrësit në tubim, forcat e policisë kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie, duke rrethuar dhe blinduar plotësisht institucionin me një gardh metalik.

Pavarësisht kordonit të sigurisë dhe thirrjeve të vazhdueshme të protestuesve, situata ka shfaqur tensionet e para. Raportohet se policia ka kryer edhe shoqërimet e para të personave në komisariat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht

Parlamenti përfundoi punimet ku u votuan projektligjet në rend dite. Deputetë nisën të dalin nga parlamenti ku janë përballur me sulm nga protestuesit. Makina e...
12:18 | 02/07/2026

Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike mandatit të qytetarëve,...
12:09 | 02/07/2026

Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë

Qytetarët janë zhvendosur duke kaluar pranë ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës, nga ku është e bllokuar pasi është krijuar një kaos nga turma...
11:56 | 02/07/2026