Lihen në burg 2 autorët për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec

2 Korrik 2026 | 13:29

Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me burg” për Nikollas Agollin dhe David Priftin, të dy të arrestuar për plagosjen e Brian Syzos disa ditë më parë në Pogradec.

Gjatë seancës, autori Nikollas Agolli ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar me armë, ndërsa ka shtuar se këtë veprim e ka bërë për t’u hakmarrë, pasi vëllai i Brian Syzos e ka rrahur dhe plagosur me thikë.

“E bëra. E godita. Jo me qëllimin për ta vrarë. Unë e godita në këmbë që ai të kuptonte çfarë do të thotë të plagosësh dikë. Siç më rrahën mua e më plagosën vjet. Kam qenë vetëm në makinë”, ka thënë Nikollas Agolli.

Ndërsa David Prifti nuk ka pranuar akuzën, duke u shprehur se në momentin e ngjarjes nuk ka qenë me Agollin, por tjetërkund.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet...
15:54 | 02/07/2026

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP këtë të enjte ka zhvilluar seancë plenare ku vendosi shpalljen e fillimit të procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve...
15:50 | 02/07/2026

Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dalë me një deklaratë këtë të enjte lidhur me tensionet e regjistruara  gjatë protestës së sotme të qytetarëve para Parlamentit....
15:39 | 02/07/2026