Kikia: Durrësi nuk ka një vend të lirë për të depozituar plehrat, ka dakordësi për landfillin e Sharrës
Prej ditëve të para të muajit qershor, situata me menaxhimin e mbetjeve në Durrës ka krijuar një shqetësim të madh tek qytetarët, dhe Mentor Kikia tha për këtë në “Raw Politics” se Durrësi vazhdon të jetë në gjendjen e emergjencës së shpallur një vit më parë nga Këshilli Bashkiak, në lidhje me depozitimin e mbetjeve.
Gazetari Mentor Kikia informoi se Durrësi aktualisht nuk ka një vend të lirë për të depozituar mbetjet dhe në kushtet e emergjencës, u ra dakord se qeveria do të sponsorizonte kostot që mbetjet të depozitoheshin në landfillin e Sharrës.
Aktiviteti i depozitimit të plehrave në landfillin e Sharrës filloi, mirëpo u ndal përpara një viti për shkak se qeveria nuk ka çelur fondin dhe as është dhënë ndonjë alternativë tjetër. Mirëpo sipas z. Kikia, ka një dakordësi që landfilli i Sharrës të hapet sërish për të pastruar të paktën zonën turistike të qytetit.
“Ka një dakordësi të heshtur për ta hapur portën e landifllit të Sharrës për një pjesë të mbetjeve, për të pastruar zonën turistike të qytetit, por mbetet një çështje e pazgjidhur derisa të çelet fondi nga qeveria apo të krijohet një alternativë tjetër”, u shpreh Mentor Kikia.
Më përpara, qyteti i Durrësit i depozitonte plehrat në Porto-Romano, mirëpo për shkak se kjo zonë ka filluar prej kohësh të banohet, është mbyllur si vend depozitimi dhe landfilli atje po shndërrohet në park.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus