Kallas: Bosnja të përshpejtojë reformat për në BE, mundësia mund të mos jetë e hapur gjithmonë

2 Korrik 2026 | 14:22

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u bëri thirrje të enjten udhëheqësve të Bosnjë dhe Hercegovinës të përshpejtojnë reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE, duke paralajmëruar se mundësia aktuale për zgjerim nuk do të mbetet e hapur pafundësisht.

Gjatë një vizite te trupat e misionit EUFOR Althea, Kallas theksoi se reformat e qëndrueshme janë mënyra më e shpejtë dhe më efektive për të avancuar procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar se progresi politik është vendimtar për të ardhmen e vendit.

Ajo deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet garancia më e fortë për stabilitetin dhe mbrojtjen ndaj pasigurisë politike dhe ndërhyrjeve të jashtme.

“Dritarja aktuale e mundësisë për anëtarësim mund të mos jetë e hapur përgjithmonë”, tha Kallas, duke u bërë thirrje autoriteteve boshnjake të përshpejtojnë zbatimin e reformave.

Kryediplomatja evropiane shtoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Bosnjë dhe Hercegovinën në rrugën drejt integrimit, por theksoi se ritmi i progresit varet nga vendimet që merren në vend. Ajo paralajmëroi gjithashtu se vonesat në zbatimin e reformave të dakordësuara i kanë kushtuar Bosnjës fonde të konsiderueshme nga BE-ja dhe mund të sjellin humbje të tjera nëse procesi vazhdon të ngecë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prokurorët gjermanë akuzojnë Kievin se urdhëroi sulmin në Nord Stream në vitin 2022

Prokurorët gjermanë kanë akuzuar autoritetet shtetërore ukrainase për urdhërimin e sulmit me eksploziv në vitin 2022 në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Evropën....
16:54 | 02/07/2026

Vatikani përjashton nga kisha të gjithë anëtarët e grupit ultrakonservator SSPX

Vatikani ka përjashtuar nga kisha një grup katolik ultrakonservator, të cilët sfiduan Papa Leon duke shuguruar peshkopë pa pëlqimin e tij, duke krijuar një përçarje në kishën...
16:41 | 02/07/2026

Temperaturat e larta, Barcelona shpërndan byzylykë monitorues të nxehtësisë për ekipet që punojnë në natyrë

Spanja ka regjistruar mbi 1,000 vdekje në qershor për shkak të valës të së nxehtit. Barcelona lidhur me situatën ka filluar të marrë masa teksa mësohet...
16:29 | 02/07/2026