KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP këtë të enjte ka zhvilluar seancë plenare ku vendosi shpalljen e fillimit të procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, përmes thirrjes publike për aplikim.
Prokurori i Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë, zgjidhet nga Kuvendi me një shumicë të cilësuar prej tre të pestash të të gjithë deputetëve, ndërmjet kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Mandati i tij është 7-vjeçar dhe nuk mund të rinovohet. Prokurori aktual i Përgjithshëm, Olsian Çela i përfundon mandati më 5 dhjetor 2026.
Afati për paraqitjen e aplikimeve është 30 ditë, duke filluar nga data e shpalljes së thirrjes publike.
Në përputhje me nenin 22 të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” dhe rregulloren e miratuar nga Këshilli, kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
Të kenë 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur;
Të jenë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të kenë gradë shkencore në drejtësi;
Të mos kenë mbushur moshën e daljes në pension sipas nenit 64, pika 3, të ligjit nr. 96/2016;
Të mos kenë mbajtur, gjatë 10 viteve të fundit, funksione politike në administratën publike;
Të mos kenë mbajtur, gjatë 10 viteve të fundit, pozicione drejtuese në partitë politike;
Të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para datës 2 korrik 1991;
Të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
Të mos kenë qenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës;
Të mos kenë masë disiplinore në fuqi.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, Këshilli do të vijojë me verifikimin e dokumentacionit, vlerësimin e kandidatëve dhe zhvillimin e procedurave të mëtejshme të përzgjedhjes, në përputhje me Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren përkatëse.
Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit
Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani
- 17:06 Lumasi me prodhim të bollshëm pjeshke, fermerët ankohen për çmimin e ulët të shitjes
- 17:03 Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit
- 16:59 Gjirokastra shënon shtigjet malore, më shumë siguri dhe orientim për turistët
- 16:58 Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 16:54 Prokurorët gjermanë akuzojnë Kievin se urdhëroi sulmin në Nord Stream në vitin 2022
- 16:45 Studimi japonez: Ushqyerja me gji ndihmon foshnjat të flenë më gjatë