Hegseth për praninë ushtarake në Evropë: Kemi një plan për shkurtime të trupave amerikanë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përgatiti një plan për reduktime shtesë të niveleve të trupave amerikane në Evropë përpara se propozimi të lihej pas dore, sipas The Wall Street Journal.
Hegseth planifikoi ta shpallte propozimin gjatë një takimi të zyrtarëve më të lartë ushtarakë të NATO-s në Bruksel muajin e kaluar.
Reduktimet e propozuara do të kishin shkuar përtej anulimit të vendosjes së një brigade të blinduar në Poloni dhe tërheqjes së mëparshme të një brigade këmbësorie nga Rumania, tha raporti, duke cituar njerëz të njohur me çështjen.
Propozimi u la mënjanë pasi iu prezantua Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, i cili shërben gjithashtu si këshilltar për sigurinë kombëtare i Presidentit Donald Trump, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.
Thuhet se Hegseth kishte ndërmend t’u tregonte shefave ushtarakë të NATO-s se SHBA-të po përgatitnin reduktime shtesë të trupave në Evropë.
Në maj, administrata Trump njoftoi planet për tërheqjen e rreth 5,000 trupave amerikane nga Evropa.
Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
“133 miliardë dollarë”, Kanadaja propozon krijimin e një banke të re për mbrojtjen e vendeve aleate
“Irani është shuar plotësisht ushtarakisht”, Trump: Ka rënë dakord për gjithçka që na nevojitet
- 11:48 Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
- 11:41 Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
- 11:33 “133 miliardë dollarë”, Kanadaja propozon krijimin e një banke të re për mbrojtjen e vendeve aleate
- 11:31 Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim edhe në rigjykim për krimet kundër shqiptarëve në Istog
- 11:31 Kishin kultivuar lëndë narkotike në Divjakë, në kërkim autorët. Procedohen tre të tjerë
- 11:20 Lamallari nga Elbasani: Policia ndërhyri vetëm pas dhunës, autorët do përballen me ligjin