Lamallari nga Elbasani: Policia ndërhyri vetëm pas dhunës, autorët do përballen me ligjin
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj komentoi nga Elbasani incidentet e regjistruara gjatë protestës së një dite më parë para Parlamentit.
Lamallari theksoi se protesta është një e drejtë e garantuar, por shtoi se aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe gazetarëve nuk mund të justifikohen.
“Ka dy momente që dua të veçoj bazuar në fakte. Dhuna në bulevard nisi me dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Protesta është e ligjshme, por nuk mund të goditen punonjësit e policisë e as gazetarët. Kemi kërkesë nga Unioni i Gazetarëve për të mbrojtur gazetarët në ushtrimin e detyrës.
Një grusht personash që dëmtojnë pasurinë publike dhe dhunojnë çdo gjë nuk janë protestues por vandalë”, tha Lamallari.
Sipas Lamallarit, Policia e Shtetit ka ndërhyrë vetëm pasi ndaj efektivëve është ushtruar dhunë, duke vlerësuar se veprimet e saj kanë qenë në përputhje me ligjin.
“Policia e Shtetit e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer. Një grusht personash vandalë nuk përfaqësojnë protestuesit dhe do të marrin përgjigjen që parashikon ligji”, përfundoi ai.
Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
Kishin kultivuar lëndë narkotike në Divjakë, në kërkim autorët. Procedohen tre të tjerë
Kina: T’i jepet fund ndërprerjeve në Ngushticën e Hormuzit, u intereson të gjitha palëve
- 11:48 Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
- 11:41 Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
- 11:33 “133 miliardë dollarë”, Kanadaja propozon krijimin e një banke të re për mbrojtjen e vendeve aleate
- 11:31 Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim edhe në rigjykim për krimet kundër shqiptarëve në Istog
- 11:31 Kishin kultivuar lëndë narkotike në Divjakë, në kërkim autorët. Procedohen tre të tjerë
- 11:11 Kina: T’i jepet fund ndërprerjeve në Ngushticën e Hormuzit, u intereson të gjitha palëve