Kishin kultivuar lëndë narkotike në Divjakë, në kërkim autorët. Procedohen tre të tjerë
U zbulua këtë të premte në Divjakë një vend ku ishte mbjellë lëndë narkotike dhe ambienti i procesit të tharjes. Sipas raportimeve të policisë, autorët e mbjelljes janë shpallur në kërkim, ndërsa janë proceduar penalisht E. T., 33 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori, F. H., 37 vjeç, me detyrë specialist menaxhimi dhe G. A., 53 vjeç, me detyrë roje.
Ndërkohë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 44 kilogramë bimë narkotike kanabis, në formë boçesh, në proces tharjeje. Gjithashtu, gjatë operacionit u konstatuan të kultivuara 1426 bimë narkotike kanabis. Një pjesë e tyre u asgjësua në vend, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Si rezultat i kontrolleve intensive në territorin e qarkut Fier, nga toka dhe nga ajri, me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin e koduar “Koordinimi”.
Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Rezervuari i Divjakës”, në një tokë shtetërore, u gjet një ambient i përshtatur për tharjen dhe përpunimin e bimëve narkotike. Në këtë ambient u gjetën 37 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje dhe 7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në formë boçesh. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, me qëllim kryerjen e ekspertimit.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për 3 punonjës të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier, shtetasit:
-E. T., 33 vjeç, me detyrë përgjegjës sektori, F. H., 37 vjeç, me detyrë specialist menaxhimi dhe G. A., 53 vjeç, me detyrë roje.
Vijon puna, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, për identifikimim dhe kapjen e autorit/ëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier vijon kontrollet intensive nga ajri, me dronë, dhe nga toka, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Policia e Shtetit inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në njësitë e Policisë ose në numrin pa pagesë 112.
Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura
PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës
Gjyqi me Ols Dadon, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 13:06 Hapet Shkolla Kombëtare e Fluturimit, Nufi: Investim strategjik për të ardhmen e Forcave të Armatosura
- 12:59 PS propozon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, PD kundërshton nismën e Manjës
- 12:58 Gjyqi me Ols Dadon, Erion Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 12:51 Kuba thotë se nuk ka frikë nga një konflikt i mundshëm me SHBA-në
- 12:46 Departamenti Amerikan i Drejtësisë refuzon të dorëzojë dosje shtesë që lidhen me Epstein
- 12:37 Zëvendëspresidenti turk takohet me Presidentin iranian në Teheran, çfarë u diskutua